
TIRANË- Erogen Vaso (Brajoviç), shënjestra e atentatit të ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku 2 persona humbën jetën, dhe një kamariere u plagos bashkë me të ka dalë me një deklaratë publike.
Vaso, vëllai i Denis Bajrit ka marrë tre plumba në trup, të cilët kanë prekur arteriet kryesore, ndërsa ndodhet në Spitalin Ushtarak për një mjekim më të specializuar. Sipas Vox News, në deklaratën e tij ai shpreh ngushëllimet për dy viktimat, Armando Palin, i cili ishte në tavolinë me të dhe Liridon Krajës, shoqëruesit të tij. Shërim të shpejtë i ka uruar edhe kamareres 25-vjeçare, e cila u plagos gjatë atentatit.
Teksa ka vijuar me informacinon në lidhje me aktivitetet në biznese dhe pjesëmarrjen në futboll, në deklaratë nuk ka asnjë reagim për autorin, Ragip Gila, i cili deklaroi hapur para hetuesve se kishte një konflikt personal me Vason.
Ragip Gila ka deklaruar se objektivi i tij ishte vetëm një person, Erogen Vaso.
Për këtë, 43-vjeçari ka heshtur, ndërsa shprehet se institucionet do të bëjnë punën e tyre për të zbardhur dinamikën.
Deklarata:
Unë Erogen Millan Vaso (Brajovic) e bej kete reagim per mediat dhe opinionin publik. Ne keto momente te veshtira jo vetem per mua i shpreh ngushellimet e ndjera familjareve te 2 miqve te mi qe ishim sebashku sot ne mengjes ne nje kafe ne qender te Shkodres. Ata ishin qytetare model te Shkodres, familjare te respektuar nga gjithe komuniteti. Dora e pabesise te nje vrasesi i shkeputi sot nga jeta teksa ishim sebashku dhe per mua personalisht eshte dhimbje e rende dhe plage qe nuk mbyllet! Kjofshin ne paqe me zotin Armando dhe Geridoni! Zoti ju dhente force familjeve te tyre! Gjithashtu i uroj sherim te shpejte vajzes te plagosur ne kete ngjarje. Distancohem plotesisht nga informacione qe lidhin personin tim me emra dhe grupe te caktuara ne Shkoder.
Jam sipermarres ne disa biznese, nje pjese trasheguar nga babai im gjithashtu ai sipermarres deri ne fund te jetes, ish-futbollist i Shkodres dhe kombetares shqiptare.
Une kam qene per shkak edhe te tradites familjare, ish-futbollist i ekipit te Vllaznise, ish-President i klubit te futbollit Terbuni te Pukes. Familja ime ka patur nje histori persekutimi politik para viteve ‘90, por dhe vite me pas per shkak se ka perfaqesuar komunitetin malazez ne Qarkun e Shkodres. Per interesa te ketij komuniteti dhe Shkodres kam sherbyer me korrektesi per disa vite anetar i keshillit bashkiak te qytetit tim ashtu sikurse kishte sherbyer njeri prej miqve te mi te afert qe humbi jeten sot. Jam informuar ne spital qe autori eshte ndaluar dhe shpresoj te zbardhen sa me shpejt motivet e ketij akti te rende tragjik! Sa per lidhje te tjera qe aludohen ne media sqaroj se duhen lene institucionet e ligjit te trajtojne keto ceshtje!/ZËRI

