
DIBËR-Janë publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të Irini Shehut, ish-drejtoreshës së Spitalit Rajonal të Dibrës. Shehu u shkarkua nga detyra pasi goditi me një mjet metalik shefin e Financës, Shaban Uklala ka sërish telashe me drejtësinë. Për këtë rast ajo e kishte të ndaluar të paraqitej në ambjentet e spitalit.
Shehu ka tentuar ti shpëtojë arrestimit, duke pretenduar se gjendja e saj shëndetësore ishte e rënduar dhe vijoi të qëndronte në dhomën e spitalit, nën monitorimin e Policisë së Shtetit.
Çfarë çoi në arrestimin e ish-drejtoreshës
Gjatë hetimit në gjendje të lirë, disa punonjës të tjerë të spitalit e kanë denoncuar Shehun për fyerje dhe kërcënime. Rasti i fundit ka qenë i një dite më parë, ku policia njoftoi se është bërë një tjetër procedim ndaj Shehut pasi dyshohet se ka kërcënuar me sms dhe thirrje telefonike kryeinfermieren.
Rasti i fundit ka qenë i një dite më parë teksa policia njoftoi se është bërë një tjetër procedim ndaj Shehut pasi dyshohet se ka kërcënuar me sms dhe thirrje telefonike shtetasen Sh.B 48 vjeçe, me detyrë kryeinfermiere. Mësohet se kryeinfermierja Shpresa Biçi ka bërë fjalë me ish-drejtoreshën dhe ka bërë kallëzim në polici se e ka kërcënuar, më pas Shehu është marrë në polici për t'u pyetur.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasen I.Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, pasi dyshohet se ka përndjekur shtetasin R.D. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale "Përndjekja"", njofton Policia.
Shkarkimi nga posti- Përndjekje dhe dhunë
Irini Shehu u shkarkuar nga detyra sepse në debat e sipër kishte goditur në fytyrë me një shishe qelqi përgjegjësin e Financave, Shaban Uklala. Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të spitalit më 11 shkurt, duke i shkaktuar edhe dëmtime nga qelqi. Uklala ka marrë ndihmën mjekësore dhe ka shkuar në Drejtorinë e Policisë për të bërë kallëzimin. Motivet e konfliktit mbeten ende të panjohura.
Më pas Shehu u vu nën hetim nga Policia, pasi u kallëzua për "përndjekje". Ish-drejtoresha ka përndjekur disa punonjës të spitalit, por ende nuk janë bërë me dije detaje se çfarë ka ndodhur konkretisht me të dhe ish-vartësit e saj./ZËRI