Aktualitet

‘Pasardhësi’ i Holta Zaçajt/ Gjykata e Lartë cakton datën për zgjedhjen e gjyqtarit të Kushtetueses (EMRAT)

 Anëtari i ri do të pasojë në këtë detyrë gjyqtaren Holta Zaçaj, mandati i së cilës ka përfunduar në muajin mars.

zh.ll
‘Pasardhësi’ i Holta Zaçajt/ Gjykata e Lartë cakton
gjykata kushtetuese

TIRANË- Gjykata e Lartë do të zgjedhë më 30 shtator anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese. Në garë për këtë post janë tre kandidatë: Asim Vokshi, Naureda Llagami dhe Florian Ballhysa. Anëtari i ri do të pasojë në këtë detyrë gjyqtaren Holta Zaçaj, mandati i së cilës ka përfunduar në muajin mars.

Njoftimi:

Gjykata e Lartë njofton se, pas depozitimit në datën 23.09.2025 nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) të raportit dhe listës së renditjes së kandidatëve për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, vend i shpallur nga Gjykata e Lartë në datë 11.12.2024, ka ndërmarrë hapin e radhës në këtë proces institucional.

Në mbështetje të dispozitave ligjore dhe rregullores përkatëse, Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi ka vendosur thirrjen e Mbledhjes së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Mbledhja do të zhvillohet më 30 shtator 2025, ora 09:00, pranë ambientëve të Gjykatës së Lartë, me qëllim zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.

‘Pasardhësi’ i Holta Zaçajt/ Gjykata e Lartë cakton
dokument-njoftimi
Poll

MOS HUMB