Aktualitet

Pasiguria në burgje/ 90 të burgosur nga burgu i Fushë Krujës transferohen drejt Peqinit

Burimet bëjnë me dije se lëvizja e të dënuarve do të kryhet me masa të shtuara sigurie

F.I
Pasiguria në burgje/ 90 të burgosur nga burgu i Fushë Krujës
FOTO ILUSTRUESE

PEQIN-Të paktën 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë pritet të transferohen nga burgu i Fushë Krujës drejt Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Peqin. 

Burimet bëjnë me dije se lëvizja e të dënuarve do të kryhet me masa të shtuara sigurie, ku do të angazhohen struktura të specializuara të rendit. Qëllimi i këtij operacioni është garantimi i rendit, sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit të transferimit. Autoritetet përgjegjëse po marrin masa për menaxhimin e situatës dhe garantimin e standardeve ligjore të trajtimit të të dënuarve, me qëllim që të mos cenohet rendi dhe siguria në institucion. 

Transferimet filluan pas arratisjes së të burgosurit Altin Ndoci nga spitali rajonal Durrës. Transferimet e para u bënë nga burgu i Durrësit ku mbahej Ndoci drejt IEVP në Peqin dhe Fier./ZËRI

Poll

MOS HUMB