Aktualitet

"Pengmarrja" në Astir! Arrestohet një nga autorët e dyshuar të ngjarjes (EMRI)

36-vjeçari banues në Tiranë, rezulton me precedent të mëparshëm penal.

F.I
"Pengmarrja" në Astir! Arrestohet një nga autorët e
e reja

TIRANË-Ermal Binjaku, një prej pesë djemve të shpallur në kërkim për ngjarjen që ndodhi në Astir është arrestuar nga Policia e Tiranës. 36-vjeçari banues në Tiranë, rezulton me precedent të mëparshëm penal. Arrestimi i tij u krye në zonën e Laprakës nga patrullat gjatë kontrollit të automjeteve. Binjaku iu shtua më vonë listës së personave në kërkim pas konfirmimeve të policisë shkencore që deklaroi se gjurma papilare provon se ai ka qenë në të njëjtën festë bashkë me Joni Sadikaj, Skerdi Sinën, Ogert Alinë, Arnold Jahon dhe Anduel Alinë.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim, Joni Sadikaj, Skerdi Sina, Arnold Jaho dhe Ogert e Anduen Alia. 5 të rinjtë akuzohen për "armëmbajtje pa leje", si edhe për "heqja e paligjshme e lirisë".

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe ndalohet një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur me datë 09.01.2025, në Astir.

Si rezultat i hetimeve intensive, bazuar dhe në informacionet e marra falë inteligjencës policore, nga Strukturat e DVP Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. B., 36 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë të shpallur në kërkim, kanë mbajtur të mbyllur shtetasen S. Q., në një apartament në Astir. Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Gjithashtu, vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

Sipas dëshmisë që ka dhënë e reja, ajo shprehet se kishte shkuar me vullnetin e saj në një banesë me qira ditore me të dashurin e saj, Joni Sadikaj. Në banesë i ishin bashkuar 4 shokët e tij nga Vlora kanë kaluar mbrëmjen nën shoqërinë e 3 vajzave në 2 apartamentet që kishin marrë me qira ditore.

Çfarë ndodhi në Astir?

Telefonata e një vajze, e cila deklaroi se ishte dhunuar nga disa persona në një banesë në katin e tetë të një pallati në Astir, alarmoi më (9 janar 2025) Policinë e Tiranës. Forcave RENEA iu desh të hipin në tarracën e pallatit dhe të zbresin me litarë në ballkonin dhe dritaren e apartamentit në katin e tetë, pasi vajza e identifikuar me inicialet S.Q. nuk prante të hapte derën. Në banesë u gjet vetëm vajza dhe askush tjetër./ZËRI

Poll

MOS HUMB