PAMJE NGA NGJARJA
LUSHNJE-Disa banesa në lagjen “Loni Dhamo” në qytetin e Lushnjës janë përfshirë nga zjarri. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, si edhe forca të shumta policie, të cilat po punojnë për vënien e situatës nën kontroll. Si pasojë e tymit, një vajzë është transportuar drejt spitalit, pasi ka shfaqur shenja asfiksie. Fatmirësisht të gjithë banorët janë larguar në kohë nga banesat.
Zjarri ka shkaktuar dëme të shumta materiale. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike në njërën prej banesave, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave./ZËRI
Poll