Aktualitet

Përmbytjet në vend/ Ministri Vengu: 100 efektivë dhe pompa janë angazhuar në Lezhë, Durrës dhe Gjirokastër

Vengu shprehet se deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, forcat e Repartit të Gërhotit kanë luftuar me prurjet e vrullshme të reshjeve në Gjirokastër.

F.I
Përmbytjet në vend/ Ministri Vengu: 100 efektivë dhe pompa
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË-Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin tonë që prej ditës së djeshme kanë shkaktuar një situatë mjaft problematike. Situata më e rënduar u regjistrua në Gjirokastër, ku uji vërshoi në gjithë qytetin duke përmbytur lagje, banesa, biznese, teksa banorët mbetën të bllokuar. 

Rreshjet e shiut shkaktuan përmbytje edhe në Lezhë e Durrës. Në lidhje me situatën ku ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka njoftuar se mbi 100 efektivë janë angazhuar në Lezhë, Durrës e Gjirokastër, pas përfshirjes nga mot i keq. Vengu shprehet se deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, forcat e Repartit të Gërhotit kanë luftuar me prurjet e vrullshme të reshjeve në Gjirokastër.

“Mirëmëngjes dhe mirënjohje për djemtë e Repartit të Gërhotit, të cilët deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kanë luftuar me prurjet e vrullshme të reshjeve në Gjirokastër. Mbi 100 efektivë, dhjetëra mjete dhe pompa me kapacitet të lartë janë angazhuar në Lezhë, Durrës, Gjirokastër dhe kudo ku ka qenë e nevojshme, ndërsa përgatitemi për një tjetër ditë në vijë të parë, për të garantuar sigurinë e banorëve dhe përballimin e çdo situate.”, shkruan Vengu në Facebook.

Autoritetet mbeten në gatishmëri për shkak të paralajmërimeve të Institutit të Gjeoshkencave për vijimin e reshjeve edhe në orët dhe ditët në vijim.

Poll

MOS HUMB