TIRANË-Policia ka arrestuar dy persona në lidhje me plagosjen e Juxhin Hamajezit, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 26 majit. Autori i plagosjes është identifikuar si Klodian Kallo, i cili ndodhet në arrati, ndërsa janë arrestuar dy bashkëpunëtorët e tij, Gjergji Lleshi dhe Lulzim Mejdani.
Lleshi dhe Mejdani akuzohen për veprën penale të “moskallëzimit të krimit”. Sipas burimeve, gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, ata kanë refuzuar të japin deklarime për ngjarjen apo për personin e dyshuar si autor, duke deklaruar se do të flasin vetëm përpara gjykatës.
Shkak i plagosjes dyshohet të jetë bërë një konflikt mes Hamajezit dhe Kallos, lidhur me pagesën e një makine. Dyshohet se 34-vjeçari i kishte marrë Kallos një automjet me vlerë rreth 30 mijë euro, pa i dhënë shumën e parave. Kallo kishte shkuar në lokalin e Hamajezit për t’i kërkuar paratë, duke e kërcënuar se në të kundërt do ta vriste. Autori ka qëlluar dy herë me armë zjarri në drejtim të Hamajezit, ku si pasojë një plumb e ka prekur në këmbë.
Në 2018, Juxhin Hajamezi, i ka shpëtuar një atentati me armë në zonën e ish-Kinostudios. Ai mbeti i plagosur bashkë me të vëllanë Rivelino Hamajezi. Për këtë ngjarje u hetua në dy pista, atë të prishjes së pazareve të drogës dhe një plagosje te mëparshme që mund të ketë kryer ky i fundit. Ngjarja ndodhi në 27 qershorit të vitit 2018, ku i dyshuar si autor ka qenë ish-efektivi i policisë Santiago Malko (i ekzekutuar)./ZËRI

