Aktualitet

'Platformat i mbyllim kur humbin lekët'! Menaxheri i Call Center: Duhet emër artistik, nëse fusni 5 mijë €, ne e dyfishojmë

Menaxheri e lehtëson të punësuarin, duke i thënë se të humbin para nuk përbën asnjë problem pasi hapin direkt platformat e reja.

F.I

'Platformat i mbyllim kur humbin lekët'! Menaxheri i Call Center:

TIRANË-Në dokumentarin e publikuar nga emisioni investigativ 'Le lene', zbardhet gjithë mënyra se si mashtroheshin shtetasit e huaj nëpërmjet call center në Tiranë. Emisioni investigatit fillimisht arriti të infiltronte një person në grupin e “Call Center”-it, i cili arriti të zbulonte mekanizmin sesi funksiononte.

I infiltruari mësohet se si të operojë me klientët. Fillimisht sa hyn në zyrën qëndrore ai duhet të japë një mjet identiteti, lë telefonin dhe xhaketën në një dollap, për arsye sigurie dhe më pas njihet me proçedurat. Menaxheri i mëson të infiltruarit programin që përdorte rrjeti kriminal. Menaxheri i prezantuar si Carlo, i thotë të infiltruarit se fillimisht duhet të mendojë për një emër dhe mbiemër artistik që t'ju prezantohet klientëve, pasi ata nuk kanë nevojë të dinë emrin e vëtetë.

Më pas e bën pjesë të grupit ku janë edhe 6 persona të tjerë. Më pas e prezanton me stafin, ku i shpjegon se gjysma janë italianë, ka një pjesë spanjollë dhe disa gjermanë e francezë. Më pas i shpjegon se operojnë me dy platforma 'Criptoin24' dhe 'Bit4invest', por menaxheri thekson se në një moment nuk do të jenë në gjendje t'i përdorin këto dy faqe interneti, pasi do të fillojnë të vijnë shumë vlerësime negative nga ana e klientëve që do të humbin shumë para.

Menaxheri e lehtëson të punësuarin, duke i thënë se të humbin para nuk përbën asnjë problem pasi hapin direkt platformat e reja. Më pas i shpjegon se prioritet janë klientët që invenstojnë së paku shumë prej 250 eurosh.

Menaxheri Carlo: Me 250 euro i tregon klientit se grafiku rritet, por ngadalë në fund të ditës i tregoj 20 euro, 30 euro, jo më shumë, sepse nëse sheh menjëherë një fitim prej 2000 dollarësh, nuk do ta besojë. Duhet të krijosh empati. I tregon pak për jetën tënde, çfarë ke studiuar, ku jeton, nëse je e martuar apo beqare, kur ke besimin e tij, e bën të investojë. Më pas i thua është ky investim ari shumë fitimprurës. Nëse fusni 5000 euro, kompania ime do të futë edhe 5000 të tjera. Kur ai pranon, ne ngarkojmë 10,000 euro në portalin që ai sheh në bilanc, kështu është i qetë.

Aksioni u zhvilllua mbrëmjen e 17 janarit në kryeqytet për goditjen e Call Center-ave u arrestuan 8 persona, mes tyre Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi. Ndërkohë janë shpallur në kërkim 3 vëllezërit organizatorë Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj. 

Në listën e objekteve të kontrolluara bëjnë pjesë edhe 2 kulla lukzoze në kryeqytet, konkretisht "Atti ToWer”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, përballë Katedrales Ortodokse, dhe në një tjetër godinë në Bulevardin Bajram Curri. Nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj Qendre. Po ashtu, për shkak të njoftimit nga ana e këtyre të fundit, brenda natës është boshatisur ambienti ku ishte ngritur call center-i, për ta zhvendosur në një godinë tjetër. Por gjithçka u zbulua./ZËRI

Poll

MOS HUMB