Aktualitet

Ç'po ndodh tek “Urdhri i Stomatologut”? Dalin PAMJET e përplasjes, USSH: “Dhuna” u inskenua!

Në postimin e bërë sërish në faqen e USSH-së, shkruhet se prej datës 1 tetor, kur Nikoll Deda, kryetari me mandat të përfunduar i Urdhrit të Stomatologut u pezullua nga detyra me vendim të Gjykatës së Tiranës.

k.m.
Ç'po ndodh tek “Urdhri i Stomatologut”? Dalin PAMJET e
Pamje nga USSH

TIRANË- Prej disa javësh "Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë" ka pasur disa përplasje. Fillimisht lajmëruan se hapësirat e tyre ishin të zabtuara dhe se kishin bërë kallëzim pranë organeve ligjzbatuese. Disa ditë më parë vijuan me denoncimet duke pretenduar se një nga anëtarët e "USSH" ishte dhunuar teksa kishte tentuar që të rifutej në ambientet e punës. Por sot kanë dalë pamjet e këtij sulmi të supozuar. Në postimin e bërë sërish në faqen e USSH-së, shkruhet se prej datës 1 tetor, kur Nikoll Deda, kryetari me mandat të përfunduar i Urdhrit të Stomatologut u pezullua nga detyra me vendim të Gjykatës së Tiranës. Pezullimi erdhi për shkak të nepotizimit, pasi Nikolla kishte punësuar të fejuarat e djemve të tij por kishte blerë edhe një godinë në emër të institucionit me vlerë prej 700.000 euro.

Kështu ka nisur një përplasje mes dy administratave, të vjetrës që pretendon se persona të paautorizuar kanë zaptuar me forcë dhe në mënyrë të paligjshme zyrat e tyre dhe të resë që nga ana e saj pretendon se punonjësit e mëparshëm janë shkarkuar. Këta të fundit janë rikthyer në godinë për të "rimarrë" vendet e tyre të punës, duke krijuar edhe skenën ku pretendohet se ka ndodhur dhunimi. 

6 personat e perfshire qe dhunuan ambientin dhe qe ishin ne balle te turmes jane si me poshte:

1. Dr. Orjeta Musabelli (Sako) (doktoresha “e dhunuar”) - vajza e anetarit te Keshillit Kombetar, Dr. Spartak Sako
2. Aurel Alia (djali i anetarit te Keshillit Kombetar, Dr. Gjergj Alia)
3. Bledar Brati (nipi i anetarit te Keshillit Kombetar, Dr. K.M)
4. Xhuljana Mucenj (nuse e djalit te ish Presidentit Nikoll Deda)
5. Elona Alia (nuse e djalit tjeter te ish Presidentit Nikoll Deda)
6. Bardhe Brahimaj (kunata e ish Presidentit Nikoll Deda)

SQARIMI I PLOTË:

Te nderuar kolege! Duke marre shkas nga pirateria qe i eshte bere faqes zyrtare te Urdhrit te Stomatologut te Shqiperise dhe keqperdorimi e keqmenaxhimi qe po i behet kesaj faqeje me lajme te rreme, jemi te detyruar t’ju prezantojme me videot e meposhtme ku duket qarte cfare ka ndodhur ne ambientet e USSH. Ne videon e pare: Momenti i hyrjes me dhune ne ambientet e USSH te familjareve te ish Presidentit Nikoll Deda dhe bijte e nipat e tre prej anetareve te Keshillit Kombetar te USSH, te gjithe ish te punesuar ne USSH. Ne krye te tyre, Dr. Orjeta Musabelli (Sako), e cila si pasoje e shtyrjes nga personat e lartpermendur, ka inskenuar kinse dhunen e ushtruar ndaj saj. 6 personat e perfshire qe dhunuan ambientin dhe qe ishin ne balle te turmes jane si me poshte: 1. Dr. Orjeta Musabelli (Sako) (doktoresha “e dhunuar”) - vajza e anetarit te Keshillit Kombetar, Dr. Spartak Sako; 2. Aurel Alia (djali i anetarit te Keshillit Kombetar, Dr. Gjergj Alia); 3. Bledar Brati (nipi i anetarit te Keshillit Kombetar, Dr. K.M); 4. Xhuljana Mucenj (nuse e djalit te ish Presidentit Nikoll Deda); 5. Elona Alia (nuse e djalit tjeter te ish Presidentit Nikoll Deda); 6. Bardhe Brahimaj (kunata e ish Presidentit Nikoll Deda). Ne videon e dyte: Dr. Orjeta Musabelli (Sako), regjisore e skenarit te turpshem! Ne videon si me poshte do te shihni aktrimin e dobet te Dr. Orjeta Musabelli (Sako) qe eshte shtyre nga pas nga personat e lartpermendur dhe inskenon “dhunen e rende” ushtruar ndaj saj. Ne videon e trete vazhdon aktrimi i dobet dhe skenari i parapergatitur nga Dr. Orjeta Musabelli (Sako) per te lajmeruar familjaret, policine dhe ambulancen. Ne videon e fundit shihet gjendja shendetesore “shume e renduar” (psikologjike) dhe histerizimi bashkuar me vandalizmin e anetareve te tjere ne zyrat e USSH. Ju bejme me dije qe eshte kallezimi yne qe po ve ne levizje fuqimisht organet gjyqesore dhe ato te rendit per zgjidhjen me objektivitet mbi faktet e pamohueshme per te cilat aktualisht keta persona po ndiqen PENALISHT! Nga e hena, do t’ju prezantojme me fakte konkrete dhe prova te abuzimeve te frikshme financare qe ish Presidenti Nikoll Deda & Co kane bere./ZËRI

Poll

MOS HUMB