TIRANË-ZËRI ka siguruar fotot e e pesë prej anëtarëve të grupit kriminal të arrestuar lidhur me tritolin e vendosur në automjetin e Oltjon Klosit në Tiranë. Në imazhin e parë është 32-vjeçait Jurgen Gjonaj, personi i cili dyshohet se ka vendosur dhe shpërthyer tritolin në automjetin e Oltjon Klosit. Gjonaj është ndihmuar nga 6 persona të tjerë, ndërsa lëndën plasëse e vendosi për llogari të Sabah Nuzit.
Gjonaj u ndihmua nga Kristjan Ahmerama, Renato Balla dhe Eklips Leti, duke i siguruar fotot dhe vendndodhjen e automjetit të Klosit, biçikletën me të cilën ka lëvizi, si dhe banesën ku është strehuar, pasi vendosi sasinë e lëndës eksplozive.
Tritoli në automjetin e 36-vjeçarit, Oltjon Klosi, shpërtheu më 10 mars në rrugën “Vasil Ndoçka”, Tiranë. Klosi është një person me precedent penal, e dyshohet se motiv për vënien e tritolit të jetë aktiviteti i tij në Spanjë. Lidhur me ngjarjen janë arrestuar: Jurgen Gjonaj, 32 vjeç, Renato Balla, 25 vjeç, Kristjan Ahmerama 24 vjeç dhe Eklips Leti 27 vjeç, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim; dhe Glentjan Kojtari 29 vjeç, Dorjan Hamolli 34 vjeç dhe Geris Molla 19 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, e kryer në bashkëpunim./ZËRI