TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol në automjetin e Oltjon Klosit, ngjarje e ndodhur më 10 mars mars në rrugën “Vasil Ndoçka”, Tiranë. Lidhur me ngjarjen 7 persona janë arrestuar, ndërsa lënda plasëse u vendosi për llogari të Sabah Nuzit, i cili dodhet në butgun e Fushë Krujës. Por si nisi konflikti mes Nuzit dhe Klosit?
Raportohet se i burgosuri Sabah Nuzi kishte konflikt prej disa kohësh me Oltjon Klosin për shkak të një shume prej 15 mijë eurosh. Klosi pretendente se e ka shlyer borxhin, por Nuzi nga ana tjetër pretendonte se i dëmtuari i detyrohet edhe 15 mijë euro. Pasi Klosi ka refuzuar për të paguar shumën, Sabah Nuzi ka urdhëruar grupin e të arrestuarve që ti vendosin Oltjon Klosit tritol te makina, si një mesazh për lekët e pashlyera. Klosi figuron me precedent penal për konflikte në Shqipëri dhe jeton mes Shqipërisë dhe Spanjës.
Të arrestuarit në lidhje me ngjarjen janë Jurgen Gjonaj, 32 vjeç, Renato Balla, 25 vjeç, Kristjan Ahmerama 24 vjeç dhe Eklips Leti 27 vjeç, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim; dhe Glentjan Kojtari 29 vjeç, Dorjan Hamolli 34 vjeç dhe Geris Molla 19 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, e kryer në bashkëpunim.