TIRANË-Gjykata e Tiranës këtë të martë ka marrë vendimin për të caktuat masën “detyrim paraqitje” për 19 protestuesit e arrestuar gjatë protestës kombëtare të PD e cila u zhvilluar të shtunën. Prokuroria kishte kërkuar për 5 prej tyre “masën arrest në burg” dhe për 5 të tjerët “arrest në shtëpi”.
Por seanca është shoqëruar me tensione ku të pranishëm ishin edhe deputetë të Partisë Demokratike, të cilët mbështetën protestuesit e arrestuar. Një qytetar debatoi me avokatët mbrojtës të protestuesve gjatë kohës që qëndronin në pritje të vendimit në hollin e gjykatës. Personi në fjalë ka 'sulmuar' mbrojtjen dhe protestuesit, duke i quajtur 'kriminele dhe duke u thënë që meritojnë ta kenë në lule të ballit'.
Sipas avokates, personi është afruar teksa ajo dhe kolegu i saj po prisnin vendimin e gjykatës dhe më pas ka nisur të shante. Madje ai i ka thënë avokates se pse po u ofrojnë mbrojtje këtyre kriminelëve që kanë goditur shtetin.
"Unë e kolegu po prisnim vendimin e gjykatës. Aty afrohet dikush. Nuk e dimë kush është por nisi të shante. Thoshte pse u ofroni mbrojtje këtyre kriminelëve që kanë goditur shtetin. Duhet ti mbysni. Unë I thashë kush je ti e çfarë kërkon këtu E ai tha unë ju godas në lule të ballit. Kjo ndodhi në prezencë të forcave të rendit. Mbetet për tu verifikuar se kush është ky person." tha Eda Grimçi.
Në këtë moment një ndërhyrje ka patur edhe nga demokrati Klevis Balliu.
View this post on Instagram
Protesta e organizuar nga Partia Demokratike para Kryeministrisë mbrëmjen e 24 janarit u shoqërua me përplasje dhe akte dhune mes protestuesve dhe forcave të rendit. Gjatë tubimit u hodhën lëndë piroteknike, molotovë dhe sende të forta në drejtim të policisë, duke shkaktuar plagosjen e disa efektivëve./ZËRI