Aktualitet

"Më ofendoi prandaj e qëllova"/ Vrau me thikë 48-vjeçarin në Kavajë, autori: Parkoi makinën para shtëpisë dhe...Si nisi sherri

Ai ka deklaruar se shkak për konfliktin ishte bërë një vend parkimi, ndërsa ka theksuar se situata doli jashtë kontrollit pikërisht kur Skerdilajd Isufi e ka ofenduar.

zh.ll
"Më ofendoi prandaj e qëllova"/ Vrau me thikë
skerdilajd isufi-Land (Puja) Derjai

DURRËS- Është zbardhur dëshmia e 48-vjeçarit, Land (Puja) Derjai i cili mesditën e djeshme qëlloi me thikë në zemër Skerdilajd Isufin, ku për pasojë ky i fundit humbi jetën pas disa minutash në spital. Ai ka deklaruar se shkak për konfliktin ishte bërë një vend parkimi, ndërsa ka theksuar se situata doli jashtë kontrollit pikërisht kur Skerdilajd Isufi e ka ofenduar.

Pas ngjarjes, ai rrëfen se në momentet e para ka ndjerë pendesë, por nga paniku ka vendosur të largohet. 48-vjeçari ka shprehur keqardhje, duke shprehur se 'nuk donte që të përfundonte kështu'.

“Erdhi dhe parkoi makinën para shtëpisë time. Dola dhe i kërkova ta lëvizte makinën, pasi nuk mund të kaloja dot për t’u futur në shtëpi. Nuk dua ta lëviz makinën, më tha, po ik futu brenda se e di çfarë të bëj apo jo?! Këtu filloi gjithçka. Kush je ti, kush jam unë?! Pastaj nisi të shante para familjes time. Nuk durova dot, shkova brenda në shtëpi dhe mora thikën. Kur më pa me thikë në dorë, më sulmoi.

Në këtë moment unë e qëllova dy herë në pjesën e gjoksit. E pashë që ra në tokë. Aty më kapi paniku dhe u largova. Sigurisht që në momentin e parë u pendova, por hataja ishte bërë. Nga frika u fsheha deri në momentin që më gjetën. Më vjen shumë keq, nuk doja që të përfundonte kështu, por mu errësuan sytë dhe nuk e kontrollova dot veten”, mësohet se është shprehur Puja gjatë marrjes në pyetje nga agjentët e krimeve.

48-vjeçari Land (Puja) Derjai u arratis menjëherë pasi kreu krimin. Ai u arrestua pas disa orësh kërkime dhe kontrollesh nga shërbimet e Policisë. Po ashtu policia sekuestroi edhe mjetin prerës, me të cilin dyshohet se u godit për vdekje, Isufi.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunë, 21 shkurt, reth orës 14:22, në lagjen nr.3 në Kavajë. Autori Landi (Puja) Derjai ka dalë nga shtëpia dhe i ka kërkuar bashkëmoshatrit të tij Alket Isufi të lëvizte makinën nga vendi ku e kishte parkuar, më pas e ka qëlluar me thikë në zemër. Isufi e kishte parkuar aitomjetin para shtëpisë së autorit. Për shkak të plagëve të rënda, 48-vjeçari, Skerdilajd Isufi ndërroi jetë pasi mbërriti në spital. Ndërsa, pasi kreu krimin, autori është arratisur menjëherë nga vendi i ngjares. Ai u arrestua pas disa orësh kërkimesh dhe kontrollesh nga shërbimet e Policisë. Po ashtu, policia sekuestroi edhe mjetin prerës, me të cilin dyshohet se u godit për vdekje, Skerdilajd Isufi. /ZËRI

Poll

MOS HUMB