Aktualitet

Puthja thumb për deputetët e opozitës, ‘sqarohet’ Shabani: Në sallë ishte dhe e fejuara ime…

Endri Shabani u betua si Avokat i Popullit, në kushte aspak të zakonta në Kuvend

E.K
Puthja thumb për deputetët e opozitës, ‘sqarohet’
endri shabani

TIRANË- Endri Shabani u votua me 85 vota nga socialistët, për të qenë në krye të Avokatit të Popullit, në një seancë planare që u karakterizua nga debatet. Disa ditë më vonë, ai u betua mes flakadanëve, ndërsa u bë virale me një puthje, që u interpretua si thumb për deputetët e opozitës.

Vetë Shabani sqaroi gjithçka në emisionin "Opinion" duke thënë se puthja me dorë ishte thjesht një përshëndetje. Pse kjo zgjedhje? Për Endrit Shabanin ka shumë kuptim. Në sallë, ai tha se ndodhej e fejuara e tij, dhe nuk ishte asgjë tendencioze ndaj askujt dhe as ironi, por vetëm një përshëndetje normale.

Shabani tha po ashtu se ceremonia nuk shkoi ashtu siç duhet, por pavarësisht flakadanëve të demokratëve në sallën e Parlamentit, u shpreh mjaft mirënjohës që i dhanë firmën për ta mbështetur.

"Nuk mund të vendosësh, kur unë jam këtu. Ajo është një përshëndetje. Në atë sallë nuk ishin vetëm deputetë të opozitës, por dhe familjarë të mitë. Ishte e fejuara ime. 

Supozohej të ishte një ceremoni, përshëndeta me një puthje. Ishte një përshëndetje. A jam mirënjohës i deputetëve të opozitës? Po, jam. Pa firmat e tyre nuk do isha. Përshëndetje pas një ceremonie votimi. Nuk ishte ceremoni normale."-tha Shabani. 

Endri Shabani u zgjodh në seancën e 11 dhjetorit, me 85 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim me votim të fshehtë, ndërsa opozita zgjodhi të braktisë procesin e votimit. Në momentin e votimit të tij ishte i pranishëm në sallën e Kuvendit edhe kryeministri Rama, i cili mungoi gjatë gjithë pjesës tjetër të seancës. Shabani do të ushtrojë mandatin e tij 5-vjeçar, duke zëvendësuar në këtë post, Erinda Ballancën, e cila e drejtoi institucionin tre vite përtej përfundimit zyrtar të mandatit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB