Aktualitet

“Raiffeisen Bank” bie pre e sulmit kibernetik! AKSK e bllokon në kohë: Mos klikoni linkun

Faqja e mashtrimit u bllokua në kohë rekord, duke parandaluar përhapjen e sulmit dhe shmangur dëmet për përdoruesit

F.I
“Raiffeisen Bank” bie pre e sulmit kibernetik! AKSK e bllokon
MESAZHI

TIRANË-Klientët e “Rraiffeisen Bank” janë përballur sërish me mesazhe mashtruese me qëllim vjedhjen e të dhënave bankare. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka njoftuar se ka neutralizuar me sukses një sulm të tipit “smishing”, që synonte qytetarët shqiptarë përmes SMS-ve të rreme në emër të Raiffeisen Bank.

"Për të shmangur pezullimin e shërbimeve tuaja, ju lutemi përditësoni kartën tuaj para 22 korrikut"-ky ishte SMS që iu dërgua klientëve të bankës, së bashku me linkun ku duhet të klikonin.

Faqja e mashtrimit u bllokua në kohë rekord, duke parandaluar përhapjen e sulmit dhe shmangur dëmet për përdoruesit.

NJOFTIMI:

Rast i bllokuar me sukses: sulm keqdashës nëpërmjet SMS (smishing).

Një përpjekje për mashtrim ndaj qytetarëve shqiptarë nëpërmjet një SMS-je të rreme, që tentonte të përvetësonte të dhëna bankare në emër të Raiffeisen Bank, u parandalua dhe u neutralizua në kohë rekord.

Falë bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional me Raiffeisen Bank dhe AKEP, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ndërmori menjëherë masat për të bllokuar aktivitetin keqdashës dhe aksesin në faqen mashtruese, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të këtij sulmi të tipit smishing.

SMS-të mashtruese si këto përpiqen të nxisin qytetarët të klikojnë në lidhje të dyshimta dhe të ndajnë informacione të ndjeshme financiare. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe monitorimit të vazhdueshëm, u parandalua që mos të ketë ndikim drejt qytetarëve shqiptarë.

Kujtojmë të gjithë qytetarët:

Mos klikoni në lidhje të dyshimta nga burime të panjohura.
Mos ndani të dhëna personale apo bankare përmes SMS apo rrjeteve sociale.
Verifikoni gjithmonë adresat zyrtare të bankave apo institucioneve.
Kërkoni ndihmën e një eksperti të sigurisë kibernetike
Raportoni raste të ngjashme të sulmeve kibernetike.

Kjo nuk është hera e parë që banka përballet me një sulm të tillë./ZËRI

Poll

MOS HUMB