Aktualitet

"Range Rover"-i u shkrumbua, një tjetër mjet u dogj në Pogradec! Arrestohet porositësi

Flamuraj është i njohur për policinë, pasi në shkurt 2024 ishte një nga tre autorët e sulmit ndaj zyrës së noteres Esmeralda Dauti.

F.I
"Range Rover"-i u shkrumbua, një tjetër mjet u dogj në
Eno Flamuraj

KORÇË-Eno Flamuraj, 38 vjeç është arrestuar për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim. Bëhet fjalë për djegien e dy makinave në Pogradec, ku 38-vjeçari rezulton të jetë porositësi. Konkretisht bëhet fjalë për rastin e 26 shkurtit, ku automjet tip "Range Rover" në pronësi të Erion Maxharit u shkrumbua nga flakët dhe atë të dhjetorit ku automjeti i Artur Musollari u dogj në orët e para të mëngjesit.

Lidhur me rastet është arrestuar më herët autori i dyshuar Julian Troka, ndërsa u procedua penalisht edhe një 21-vjeçar, për moskallëzim krimi.

Flamuraj është i njohur për policinë, pasi në shkurt 2024 ishte një nga tre autorët e sulmit ndaj zyrës së noteres Esmeralda Dauti. Ai gjithashtu është akuzuar më parë si pjesëtar i grupeve të strukturuara kriminale dhe për trafik tritoli nga Kosova drejt Shqipërisë. 

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, i cili dyshohet si porositës i zjarrvënies së një automjeti, ngjarje e ndodhur dy muaj më parë, në qytetin e Pogradecit.

Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që iu gjet këtij shtetasi.

Strukturat e DVP Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 26.02.2026, në qytetin e Pogradecit, ku u dogj automjeti i një shtetasi, në bazë të informacioneve të sigururara në rrugë policore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim E. F., 38 vjeç, banues në Korçë.

Ndalimi i tij u bë në bazë të urdhrit të Prokurorisë së Korçës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me ngjarjen e lartpërmendur.

Gjatë kontrollit në ambientin ku u kap ky shtetas, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB