Aktualitet

Sabah Nuzi akuzohet për vrasjen e Klevis Lleshit, i ati: Nuk mund të dal jashtë, djali s'ka gisht, zotohem sipas Kanunit

Sipas tij asgjë nga çfarë pretendon policia dhe prokuroria nuk është e vërtetë dhe rrëfen se ka nisur një hetim privat ku ka konstatuar se Klevis Lleshi nuk është vrarë nga djali i tij. 

F.I
Sabah Nuzi akuzohet për vrasjen e Klevis Lleshit, i ati: Nuk mund të
Mustafa Nuzi, Sabah Nuzi dhe Klevis Lleshi

TIRANË-Babai i Sabah Nuzit, ka mohuar përfshirjen e djalit të tij në vrasjen dhe zhdukjen e Klevis Lleshit. Mustafa Nuzi deklaron se djalin e tij e kanë përfshirë qëllimisht në këtë ngjarje, ndërsa zotohet sipas kanunit. Sipas tij asgjë nga çfarë pretendon policia dhe prokuroria nuk është e vërtetë dhe rrëfen se ka nisur një hetim privat ku ka konstatuar se Klevis Lleshi nuk është vrarë nga djali i tij. 

“Jam Mustafa Nuzi. Kam një problem me shumë rëndësi. Jam i dënuar dhe akuzuar nga policia dhe prokuroria për një akuzë të pavëtrtetë. Më shë akuzuar djali, Sabah Nuzi, për vrasjen dhe zhdukjen e Klevis Lleshit. Nuk është e vërtetë. Herën e parë jam thirrur nga prokurori i rrethit para 5-6 vitesh, se mbaj mend si datë. Në prezencë të 8 vetave në prokurorinë e Burrelit. Më është thënë; kemi dyshime se djali yt ka pjesë, dijeni në zhdukjen e Klevis Lleshit, ndërsa tha se nuk kemi fakte. Unë i thash nëse ke, jam gati që t’i vënë hekurat. Nuk është e vërtetë. Kam garantuar sipas kanunit se djali nuk ka dorë. Siç e përmban kanuni, që të jesh i qetë. Kam qejf të bashkëpunojmë se kush e vrau nipin e Qamil Lleshit. Më pas dola dhe ngaqë kishte një farë dyshimi për djalin tim, unë në rrugë private nisa një hetim. Unë kam konstatuar që Klevis Lleshi nuk është vrarë nga djali im. Jam munduar që të bashkëpunoj me policinë, me shefin e komisariatit për të zbardhur të vërtetën. Shefi i policisë në atë kohë, më la për të dyshuar se çfarë thash unë nuk u verifikuan kurrë.

Dua të pyes se kush ka qenë ai person te shtëpia e Klevis Lleshit?! Kush ka shkuar me të në makinë te xhaxhai i tij?! Ku është makina e zezë që ka pasur Klevisi, që u zhduk prej Burreli?! Ku e ka çuar personi që ka çuar nënën në polici, që denoncoi zhdukjen e djalit. Ai shoqëruesi kush është? Çfarë lidhje ka me hasmin? Ajo është familja e hasmit. Si ka mundësi që të më akuzojnë mua me gjyq kapital, që nuk mund të dal jashtë dhe ma kanë akuzuar mua. Unë nuk kam lidhje me këtë punë. Si ka mundësi?! Djali im nuk e pranon. Ai bën thirrje që të hetohet e vërteta, të kenë durim. Çunin ma mbajnë, ma dënojnë për kot, me akuza të pavërteta. Arsyeja; konflikti që unë kam me prokurorin e rrethit dhe ish-shefin e policisë.”, tha ai pë News24.

Sabah Nuzi u arrestua në shtator të 2025 me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve për vrasjen e 22-vjeçarit Klevis Lleshi. Sipas hetimeve të SPAK vrasja e Klevis Lleshit është porositur nga Aurel Hoxha, i cili dyshohet se ka paguar 50 mijë euro për ekzekutimin. Si rezultat i operacionit hetimor, përveç Sabah Nuzit janë vënë në pranga edhe Samet Loka dhe Sajmir Kolaveri, ky i fundit i arrestuar në Itali, që dyshohet se kanë pasur rol ndihmës dhe ndërmjetës në organizimin e krimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB