Aktualitet

Sezoni veror/ Lamallari: Ndryshime në Kodin Penal, zero tolerancë për zjarrvënien e qëllimshme, dënim deri në 30 vite burg

Sipas Lamallarit, qeveria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në Kodin Penal lidhur me masat ndëshkuese për zjarrvënien e qëllimshme.

l.k
Sezoni veror/ Lamallari: Ndryshime në Kodin Penal, zero tolerancë
Besfort Lamallari

TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, gjatë një takimi me drejtuesit e strukturave zjarrfikëse në 61 bashkitë e vendit, njoftoi se çdo bashki duhet të ketë gati planin e veprimit për menaxhimin e situatave të zjarreve gjatë sezonit veror.

Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj personave që vendosin zjarre në mënyrë të qëllimshme. Sipas Lamallarit, qeveria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në Kodin Penal lidhur me masat ndëshkuese për zjarrvënien e qëllimshme.zonat e mbrojtura, dënimi për zjarrvënie të qëllimshme shkon nga 5 deri në 10 vite burg. Ndërsa kur zjarrvënia rrezikon jetën e qytetarëve, banesat apo shkakton dëme të mëdha, dënimi mund të arrijë deri në 30 vite burg.

“Zjarret nuk parandalohen vetëm nga shteti. Ato parandalohen edhe nga ndërgjegjësimi i komunitetit, nga fermeri i kujdesshëm, nga operatori turistik i përgjegjshëm dhe nga çdo qytetar që kupton se mbrojtja e territorit është përgjegjësi e përbashkët. Dua ta them qartë: do të ketë zero tolerancë ndaj zjarrvënies së qëllimshme dhe ndaj kujtdo që cenon pasurinë natyrore dhe sigurinë e komuniteteve tona. Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi është një nga shtyllat më të rëndësishme të sigurisë publike në vend.

Është një shërbim që qytetarët e shohin gjithmonë aty ku ka rrezik, aty ku ka emergjencë dhe aty ku kërkohet sakrificë. Kemi avancuar modernizimin e flotës, kemi mbështetur përmirësimin e trajtimit financiar dhe kemi nisur hapa të rinj për rritjen e kapaciteteve operacionale në të gjithë vendin. Presim nga çdo bashki që të ketë një plan të qartë veprimi sipas specifikave të territorit të saj. Presim koordinim real mes strukturave zjarrfikëse, Policisë së Shtetit, Emergjencave Civile, shërbimit pyjor dhe strukturave vendore të mbrojtjes civile”, tha ai.

Sa i përket sezonit të ri, ministri njoftoi se financimi nga buxheti i shtetit për vitin 2025 u rrit në 2.8 miliardë lekë, nga 2.3 miliardë lekë në vitin 2024. Sipas Lamallarit, aktualisht operojnë rreth 170 automjete zjarrfikëse, ndërsa janë planifikuar edhe 130 mjete të reja dhe ndërtimi i katër stacioneve të reja në Përrenjas, Mat, Patos dhe Mirditë./ZËRI

Poll

MOS HUMB