GJIROKASTËR- 30-vjeçari Roberto Lapa, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor "Strike2" është arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në rrëmbimin dhe dhunimin e një 20-vjeçari, mbrëmjen e 20 majit në Vlorë.
Sipas njoftimit të policisë, 30-vjeçari u kap teksa lëvizte me automjet, në aksion rrugor "Tepelenë-Gjirokastër", ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij janë arrestuar më herët.
I arrestuari Roberto Lapa së bashku më vallain e tij Leandro Lapa dhe një shtetas tjetër Brajan Habazaj, morën me forcë 20-vjeçarin për t’i marrë 6 mijë euro.
Njoftimi i Policisë:
Gjirokastër/ I shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Strike 2”, për një rast të heqjes së paligjshme të lirisë dhe dhunimit, kapet në Gjirokastër 30-vjeçari.
I ndaluari dhe 2 bashkëpunëtorët e tij morën me forcë në Vlorë, një 20-vjeçar, më datë 21.05.2026, për t’i marrë 6000 euro.
Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve ndërmjet strukturave hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, u ndalua, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës “Shqiponja” të DVP Gjirokastër, shtetasi i shpallur në kërkim për llogari të DVP Vlorë, në kuadër të operacionit të koduar “Strike 2”, R. L., 30 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë.
30-vjeçari u kap teksa lëvizte me automjet, në aksin rrugor “Tepelenë-Gjirokastër”.
Ai akuzohet se më datë 21.05.2026, në bashkëpunim me shtetasit B. H. dhe L. K. alias L. L. (të arrestuar më parë), kanë marrë me forcë, në automjet, një 20-vjeçar, të cilin e kanë çuar në një ambient të veçuar, ku e kanë dhunuar, për t’i marrë 6000 euro.
Shtetasi R. L. iu dorëzua shërbimeve të DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Mbrëmjen e 24 majit, 24-vjeçari Brajan Habazaj në bashkëpunim me 2 vëllezërit Lapa, kanë marrë me forcë një 20-vjeçar. Ata e kanë futur të riun në automjetin në përdorim të vëllezërve Lapa dhe më pas e kanë çuar në një ambient të veçuar ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij, me qëllim përfitimin e shumës prej 6,000 eurosh. /ZËRI
