Aktualitet

Terapia hormonale për transgjinorët! Ministria e Shëndetësisë: Dokument orientues, trajtimi nuk rekomandohet për fëmijët

Në fjalën e saj, Tomini theksoi se ky shërbim nuk rekomandohet të nisë që në fëmijëri. Sa i përket rimbursimit të medikamenteve hormonale, ajo tha se udhëzuesi nuk përcakton skema rimbursimi.

l.k
Terapia hormonale për transgjinorët! Ministria e
Eugena Tomini

TIRANË- Pas lajmit se në Shqipëri tashmë për herë të parë personat transgjinorë do t’u sigurohet terapia hormonale brenda shërbimit publik shëndetësor, i cili ngjalli reagime të shumta në rrjet, ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në një reagim publik, zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, sqaroi se udhëzuesi i bërë publik mbi trajtimin hormonal është një dokument orientues dhe jo një protokoll përfundimtar.

Në fjalën e saj, Tomini theksoi se ky shërbim nuk rekomandohet të nisë që në fëmijëri. Sa i përket rimbursimit të medikamenteve hormonale, ajo tha se udhëzuesi nuk përcakton skema rimbursimi.

“Ky udhëzues konsiderohet një udhëzues orientues klinik dhe jo një protokoll përfundimtar terapeutik. Ai orienton profesionistët shëndetësorë në procesin e rekomandimit apo referimit mbi terapinë hormonale për individët që janë të interesuar për këtë shërbim. Udhëzuesi mbështetet në praktikat dhe rekomandimet ndërkombëtare, si dhe në vlerësimin e një ekipi multidisiplinar me specialistë klinicistë, profesionistë psikosocialë dhe specialistë të shëndetit mendor.

Çdo rast vlerësohet individualisht nga ekipi multidisiplinar dhe, nëse individi ka patologji të caktuara, mund të përjashtohet nga ky udhëzues në varësi të vlerësimit klinik. Ky udhëzues ka karakter thjesht klinik dhe zbatohet në nivel universitar si strukturë referente për terapinë hormonale. Udhëzuesi nuk trajton dhe nuk përcakton skema rimbursimi për medikamentet hormonale. Në të përfshihen vetëm rekomandime të përgjithshme dhe lloje të ndryshme të terapive hormonale sipas praktikave klinike”, tha Tomini.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB