Aktualitet

Sherr mes të miturve në Kukës/ 15-vjeçari plagos me thikë bashkëmoshatarin

Ndërsa, 15-vjeçari, i cili e plagosi është vetëdorëzuar në Polici.

k.m.

Sherr mes të miturve në Kukës/ 15-vjeçari plagos me

KUKËS- Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite në Kukës, ku gjatë një sherri 15-vjeçari ka goditur me thikë bashkëmoshatarin e tij. I mituri i plagosur është dërguar menjëherë në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor, fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, 15-vjeçari, i cili e plagosi është vetëdorëzuar në Polici.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

"Rreth orës 17: 25, në qytetin e Kukës, një shtetas i mitur rreth 15 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një shtetas po të mitur 15 vjeçar, i cili është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Prizrenit, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën. Si rezultat i veprimeve të shpejta të Policisë, por dhe të bashkëpunimit me qytetarët, autori i dyshuar është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Kukës. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes", njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB