KUKËS- Një konflikt mes disa të miturve është regjistruar në lagjen nr. 2 të qytetit të Kukës, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 15-vjeçar. Sipas njoftimit paraprak të Policisë, disa të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta, duke përdorur sende të forta.
Njoftimi i policisë:
Në lagjen nr. 2, në qytetin e Kukësit, disa të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete rrethanore me njëri-tjetrin. Si pasojë, ka marrë dëmtime të lehta një i mitur 15-vjeçar.
Shërbimet e Policisë kanë identifikuar 5 prej persona të mitur të dyshuar të përfshirë në konflikt, të cilët janë shoqëruar në Komisariat në prezencë të familjarëve dhe psikologes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.