Aktualitet

Kërkonte letrat e azilit, pronari i vendos tritolin banesës së tij! Kapet teksa tenton të largohet në Greqi, në pranga edhe nipi i tij

Arbër Pepa në bashkëpunim me nipin e tij, Ardit Pepa i ka vendosur lëndën plasëse banesës së tij, me qëllim përfitimin e azilit në vendet e Bashimit Europian.

F.I
Kërkonte letrat e azilit, pronari i vendos tritolin banesës së
pamje nga vendngjarja

ELBASAN-Një shpërthim me lëndë plasëse është raportuar në Elbasan mbrëmjen e djeshme (30 prill). Lënda plasëse është vendosur në katin e parë të një pallati, ku fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Si pasojë e shpërthimit ka patur thyerje të xhamave të dritareve të disa apartamenteve.

Rasti është inskenuar nga vetë pronari i banesës. Arbër Pepa në bashkëpunim me nipin e tij, Ardit Pepa i ka vendosur lëndën plasëse banesës së tij, me qëllim përfitimin e azilit në vendet e Bashimit Europian. Familjarët që posedojnë apartamentin para hyrjes të cilit shpërtheu lëndë plasëse, sipas informacioneve paraprake rezulton se një pjesë të madhe të kohës e jetojnë jashtë Shqipërisë.

Të dy xhaxha e nip janë arrestuar. Arbër Pepa u arrestua në flagrancë teksa tentote të largohej drejt Greqisë, ndërsa nipi i tij u vendos në pranga në Elbasan.

Policia ka sekuestruar pamje filmike te rrugës dhe bizneseve të zonës ku ndodhi shpërthimi me tritol në Elbasan pranë në kryqëzimi të rrugës që lidh Universitetin “Aleksandër Xhuvani ”me bllokun e banimit pranë rrjedhës së Zaranikës. Nga pamjet e siguruara rezulton se lënda plase është vendosur nga nipi i tij, Ardit Pepa.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 00:05, të datës 01.05.2025, në lagjen “Partizani”, në katin e parë të banesës së shtetasit A. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./ZËRI

Poll

MOS HUMB