Aktualitet

Shqiptari akuzohej për komplotin për vrasjen e Maduros, Ministria e Jashtme: Është në gjendje të lirë dhe i sigurt! (EMRI)

Ministria e Jashtme ka njoftuar se bëhet fjalë për shtetasin shqiptar Jozef Ndoci, i cili është liruar dhe ndodhet tashmë në gjendje të sigurt, nën kujdesin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Karakas.

zh.ll
Shqiptari akuzohej për komplotin për vrasjen e Maduros, Ministria e
ministri e jashtme-venezuele

TIRANË- Është zbardhur identiteti i shqiptarit të liruar nga burgu në Venezuelë, i cili mbahej i burgosur për më shumë se një vit, pasi akuzohej për komplot për vrasjen e ish-Presidentit, Nicolas Maduro. Ministria e Jashtme ka njoftuar se bëhet fjalë për shtetasin shqiptar Jozef Ndoci, i cili është liruar dhe ndodhet tashmë në gjendje të sigurt, nën kujdesin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Karakas.

Sipas reagimit publiktë Ministrisë së Jashtme, bëhet me dije se Ndoci mbahej në burgun e sigurisë së lartë El Rodeo, në shtetin Miranda dhe lirimi i tij u realizua pas një procesi të zhvilluar gjatë ditëve të fundit, në kuadër të lirimit të një numri të të burgosurve të huaj në Venezuelë.

Reagimi i Ministrisë së Jashtme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon opinionin publik se shtetasi shqiptar z. Jozef Ndoci, i cili mbahej i burgosur në Venezuelë për më shumë se një vit (tetor 2024 – janar 2026), është liruar dhe ndodhet tashmë në gjendje të sigurt.

Z. Ndoci mbahej në burgun e sigurisë së lartë El Rodeo, në shtetin Miranda dhe lirimi i tij u realizua pas një procesi të zhvilluar gjatë ditëve të fundit, në kuadër të lirimit të një numri të të burgosurve të huaj në Venezuelë. Pas transferimit të përkohshëm në ambientet e DGCIM, ai u lirua dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) në Karakas.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Brazil, ka ndjekur çështjen në mënyrë të vazhdueshme dhe në disa rrafshe, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë dhe përfaqësi diplomatike mike, duke patur në fokus mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të shtetasit shqiptar.

Autoritetet shqiptare kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e z. Ndoci dhe do të vijojnë të ofrojnë mbështetjen e nevojshme deri në kthimin e tij të sigurt në Shqipëri.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh mirënjohjen për kontributin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe për bashkëpunimin e përfaqësive diplomatike partnere në Karakas.

MEPJ rikonfirmon angazhimin e saj për mbrojtjen e shtetasve shqiptarë kudo që ata ndodhen.

Lajmi për lirimin e një grup shtetasish të huaj të burgusour në Venezuelë u raportua në mediat çeke. Mes të burgosurve ishte një shqiptarë, disa shtetas europiane dhe ballkanas. Mes tyre, një shtetas çek, Jan Darmovzal, për të cilin diplomacia e Pragës kishte kërkuar ndihmë edhe nga SHBA për ta liruar./ZËRI

Poll

MOS HUMB