Aktualitet

Si u fut arma?! Merr fund misteri: Skaneri i Gjykatës së Apelit s'punonte prej ditësh

Nga burimet policore dhe dëshmia paraprake e rojes së sigurisë, bëhet me dije se skaneri i gjykatës nuk punonte.

zh.ll
Si u fut arma?! Merr fund misteri: Skaneri i Gjykatës së Apelit
autori-gjykata e apelit-viktima

TIRANË- Misteri i futjes së armës brenda sallës së gjyqit, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja, një armë që u shkrep brenda institucionit të drejtësisë, më në fund u zbulua. Pyetjet se si autori e mori armën me vete në sallë, si e shmangu kontrollin e sigurisë, kanë marrë përgjigje: "Skaneri i Gjykatës së Apelit s'punonte prej ditësh." Nga burimet policore dhe dëshmia paraprake e rojes së sigurisë, bëhet me dije se skaneri i gjykatës nuk punonte. Madje, jo vetëm sot, por prej ditësh detektori metalik që bën kontrollin për armë të ftohta apo zjarri, prej një muaji ishte jashtë funksionit.

Sa i përket dinamikës së ngjarjes brenda sallës së gjyqit, mësohet se gjatë seanca është zhvilluar para tensione dhe të dyja palët kanë dhënë pretendimet e tyre. Por kjo situatë zgjati deri në orën 15:40, në kohën kur gjyqtari Astrit Kalaja mori vendimin mbi çështjen e pronësisë. Kalaja lexoi vendimin kundër familjes Shkëmbi, dhe në atë moment, autori 31-vjeçar Elvis Shkëmbi ka nxjerr armën e zjarrit tip pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të gjyqtarit. Shkambi ka qëlluar edhe në drejtim të dy personave të tjerë, babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj. Këta të fundit ishin nga pala kundërshtare që ka bërë edhe padinë në Apel. 

Pas të shtënave, Shkambi ka lënë armën te roja e sigurisë dhe ka dalë për të qëndruar jashtë oborrit të Gjykatë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke arrestuar edhe autorit, ndëras ky i fundit ka duke pranuar autorësinë: "Unë jam autori."

Deri më tani vijojnë seancat e marrjes në pyetje, por akoma nuk ka zyrtarisht të ndaluar. Hetimin për vrasjen e gjyqtarit në krye të detyrës brenda sallës së gjyqit sapo dha një vendim, e ka marrë në dorë SPAK. Dy prokurorë të posaçëm, Adnand Xholi dhe Vladimir Mara shkuan edhe në ambientet e Gjykatës së Apelit./ZËRI

Poll

MOS HUMB