
TIRANË- Nga janari 2025, aplikacioni "TikTok" nuk do mund të përdoret më në Shqipëri. Qeveria shqiptare e mori vendimin pas një konsultimi me prindërit, por ende nuk e ka sqaruar sesi do të ndodhë kufizimi i përdorimit të këtij rrjeti social që vazhdon të jetë ndër më të përdorurit në mbarë botën. Por sapo kryeministri Edi Rama dha lajmin se "TikTok" do të kufizohet në Shqipëri, përdoruesit e rrjetit social kanë nisur që të gjejnë hapësira për të mos e humbur profilin e tyre. Një mundësi është ndryshimi i "VPN".
*VPN mbron përdoruesit e tij duke koduar të dhënat e tyre dhe duke maskuar adresat e tyre IP. Kjo mënyrë fsheh aktivitetin e tyre, identitetin dhe vendndodhjen, duke lejuar privatësi dhe autonomi.
Por tashmë një hov më të madh po merr një tjetër rrjet social; Clapper! Të apasionuarit pas TikTok, kanë nisur që të shfaqen në Clapper duke postuar atje kontentin e tyre.
Për më tepër që Clapper është një aplikacion social që ofron mundësinë për të krijuar dhe ndarë video të shkurtra, shumë të ngjashme (për të mos thënë identike) me TikTok. Ai është zhvilluar nga Clapper Media Group, një kompani amerikane e themeluar në vitin 2020 nga Edison Chen.
"Clapper është platforma sociale me rritje më të shpejtë e fokusuar në ofrimin e videove lokale dhe globale për të gjithë njerëzit. Ju mund të shihni tendencat më të fundit dhe jetën reale të njerëzve ndërsa ato shpalosen, si dhe mendimet dhe talentet e njerëzve. FALAS për t'u përdorur,"-shkruhet në përshkrimin e kompanisë. Por përveç kufizimit, Clapper përdor edhe paratë si skemë joshjeje. Krijuesit në Clapper fitojnë rreth 3 mijë dollarë në muaj për të krijuar përmbajtje në mënyra të ndryshme.
"Të gjithë krijuesit kanë pikat e tyre të forta dhe të dobëta. Për fat të mirë, ekziston një veçori për pothuajse çdo lloj krijuesi në Clapper. Nëse keni dashur të fitoni para nga mediat sociale, Clapper është aty për ju."
Por si funksionon Clapper?
Clapper ofron mundësi për shprehje krijuese dhe ndihmon në ndërtimin e komunitetit përmes përmbajtjeve të krijuara nga përdoruesit, duke ofruar mjete redaktimi, filtrat dhe efektet speciale. Në krahasim me TikTok, Clapper ka një fokus më të madh në privatësi dhe autenticitet, por ka edhe disa "vija të kuqe".
Formati
Regjistroni video deri në 3 minuta
Transmetoni zërin tuaj
Ndani jetën tuaj në Livestreams
Përmbajtja
Bëni✅
Krijoni përmbajtje origjinale, të freskëta
Angazhohuni me përmbajtjen e njerëzve të tjerë dhe ndërtoni një komunitet
Përdorni hashtags për t'u lidhur me shikues të ngjashëm
Postoni të paktën 2-3 herë në javë
Jini vetvetja!
Mos bëni????
Mos ripostoni përmbajtje nga aplikacione të tjera ose përmbajtje që nuk janë tuajat.
Mos qëndroni të heshtur në komunitetin Clapper
Mos tregoni lakuriqësi apo promovoni dhunë
Mos postoni rrallë
Mos u prezantoni si dikush që nuk jeni
Po ashtu, theksohet se Clapper është një aplikacion i krijuar për të rriturit mbi 18 vjeç dhe një nga vendet ku lejohet që të shkarkohet dhe përdoret është edhe Shqipëria.
Por si çdo rrjet social, nuk përjashtohet mundësia që të përdoret edhe për keq. Duke qenë se në këtë rrjet social do të kalojnë të gjithë përdoruesit e TikTok, si do të veprohet me Clapper? A do të ndalohet edhe ky rrjet social në vendin tonë?/ZËRI