Aktualitet

Stuhia në Tiranë shkakton lëndime te njerëzit, 20 persona paraqiten te ‘Trauma’

10 prej tyre vijojnë të jenë ende në spital, duke marrë shërbim të specializuar

F.I
Stuhia në Tiranë shkakton lëndime te njerëzit, 20 persona
Tiranë

TIRANË-Stuhia e fortë me erë dhe reshje të dendura shiu që përfshiu ditën e sotme Shqipërinë, veç dëmeve materiale dhe pemëve të rrëzuara, ka lënduar edhe qytetarët. Në spitalin e Traumës janë paraqitur 20 persona, me dëmtime të ndryshme, si pasojë e stuhisë që përfshiu në pak minuta kryeqytetin. 10 prej tyre vijojnë të jenë ende në spital, duke marrë shërbim të specializuar.

Era e fortë preku Tiranën, duke marrë çdo gjë para. Pemët janë shkulur në disa zona të kryeqytetit, te Treni, Shkolla e Bashkuar apo tek zona e Oxhakut, duke bllokuar qarkullimin rrugor. Ndërkohë objekte në ambientet e jashtme si çadra, karrige dhe të tjera janë rrëzuar. Nga stuhia janë shkëputur edhe disa pjesë të grilave të dritareve./ZËRI

Poll

MOS HUMB