Aktualitet

Tentoi ta përdhunojë dhe e dogji të gjallë, shqiptari del sot në gjyq, familja e viktimës: S’e njohëm dot nga plagët!

Nëna e viktimës tha se për shkak të djegieve që vajza e saj kishte pësuar, ajo nuk e njohu të bijën.

I.F
Tentoi ta përdhunojë dhe e dogji të gjallë, shqiptari del
Viktima dhe Adrian Zeko

GREQI- Familja e 12-vjeçares Zeinada Selimaj, e cila u dogj së gjalli nga nga fqinji i saj shqiptar Adrian Zeko 14 vite më parë në Greqi, kanë ‘shpërthyer’ ndaj këtij të fundit në Gjykatën e Pireut. Nëna e viktimës tha se për shkak të djegieve që vajza e saj kishte pësuar, ajo nuk e njohu të bijën.

“Nuk munda ta shoh autorin. Isha në punë atë ditë. Pasi u ktheva, nuk e njoha vajzën time sepse ishte shumë e djegur, e njoha vetëm nga thonjtë”, tha nëna e të miturës.

Ndërsa babai i 12-vjeçares tha për të pandehurin Adrian Zeko se “Ai vinte çdo ditë në shtëpinë tonë dhe në spital për vizitë, gjithmonë na pyeste: “A flet Zenaida? Çfarë thotë policia?” Ai donte të mësonte shumë gjëra”.

I vëllai i Zenaidës shtoi se “kemi qenë gjithmonë bashkë. E kishim parë ndonjëherë që e shikonte. Zoti vonon, por nuk harron. “Drejtësia do të vendoset.”

63-vjeçari, i cili ishte fqinj i viktimës, doli para gjykatës 14 vite pas krimit makabër. Ndaj tij, akuza për vrasje në gjakftohtësi, zjarrvënie me dashje, tentativë përdhunimi dhe joshje e të miturit nën 14 vjeç. Më 23 shtator 2011, shqiptarja Zenaida Selimaj, vetëm 12-vjeçe, u gjet me djegie që i mbulonin 80% të trupit në shkallët e pallatit ku banonte me prindërit dhe vëllain e vogël. Ajo u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës dhe më pas në Spitalin e Fëmijëve “Agia Sophia”, ku ndërroi jetë pas 13 ditësh për shkak të plagëve të marra.

Dyshohej se 12-vjeçarja tentoi vetëvrasje, për shkak të një letre që iu gjet por gjatë hetimeve u zbulua se ajo ishte lyer me terpentinë dhe më pas i kishin vendosur flakën me një çakmak (Terpentina është një lëng që përftohet nga distilimi i rrëshirës së mbledhur nga pemët, kryesisht pishat).

Kontradiktat në deklaratat e gjyshit të të miturës, i cili ishte personi i fundit që e kishte parë para se t’i vihej flaka, si dhe deklarata e babait të Zenaidës, rezultuan në hapjen e hetimeve. Megjithatë, gjyshi i të miturës u shpall i pafajshëm. Rreth nëntë vjet më vonë, u zbulua krimi makabër përmes fotografisë së arrestimit të një burri tjetër, i cili akuzoheh për një krim tjetër ndaj të një të miture.

“Shtëpia e të pandehurit kishte pamje të drejtpërdrejtë me të miturën. Nga deklaratat e dëshmitarëve, ai e kishte ngacmuar vajzën në periudhën e mëparshme. Për sa i përket pranisë së tij në shkallët ku iu vendos flaka të miturës, ai e ka njohur menjëherë Zenaidën pavarësisht se kishte djegie në 80% të trupit, në një kohë kur prindërit e saj nuk mund ta identifikonin përveçse nga thonjtë dhe vathët që mbante. Më tej, i pandehuri ka pohuar që në fillim se 13-vjeçarja e ka ndezur vetë zjarrin, ndërsa familjarëve dhe të afërmve i ka pohuar se ka tentuar ta shuajë zjarrin me duar dhe i ka mbështjellë. Pas ngjarjes dhe gjatë shtrimit të të miturës, i akuzuari çdo ditë shkonte në shtëpinë e saj, duke pyetur vazhdimisht familjarët e saj nëse viktima kishte denoncuar ndonjë gjë në polici”, thuhet në aktakuzë.

Sipas dosjes, 63-vjeçari ka thërritur të miturën dhe më pas ka tentuar ta përdhunojë, por pas refuzimit dhe tentativës së saj për t’u arratisur, ai e ka ndjekur atë deri në shkallët e shtëpisë së saj dhe më pas e ka djegur.

“Pasi tentoi të kryente marrëdhënie të pavullnetshme me të miturën, ai kreu akte seksuale ndaj saj, por ajo u vetëmbrojt dhe të tentoi të ikte përmes shkallëve shtëpisë së saj, ai e dogji për të fshehur çdo provë inkriminuese në trupin e saj nga akti i tij i mëparshëm kriminal, duke përdorur një lëng të ndezshëm dhe më pas i vuri plakën”, thuhet në aktakuzë.

Gjatë dëshmisë paraprake ai ka thënë se 12-vjeçarja e ka ndezur vetë zjarrin, ndërsa familjarëve dhe të afërmve iu rrëfeu se tentoi ta shuajë zjarrin me duar dhe u dogj. Pas ngjarjes dhe gjatë shtrimit të të miturës, i akuzuari çdo ditë shkonte në shtëpinë e saj, duke pyetur vazhdimisht familjarët e saj nëse viktima kishte denoncuar ndonjë gjë në polici”.

“Ai po aktronte dhe po tallej me ne.  Unë dua që ai të paguajë për atë që i bëri vajzës sime. E bëri dhe duhet të paguajë. Nuk e di nëse kam forcë të përballem me të në gjykatë. Ai po tallej me ne. Dua që ai të dënohet sepse fshiu përgjithmonë buzëqeshjen e vajzës sonë”, tha nëna e Zenaidës.

Sipas aktakuzës, pasi i pandehuri e ka joshur Zenaidën dhe ka tentuar ta përdhunojë, më pas e ka ndjekur nga shkallët e shtëpisë së saj dhe e ka djegur të gjallë, teksa e mitura tentoi të shpëtonte.

Të afërmit, fqinjët dhe dëshmuan se ata nuk arritën ta njihnin vajzën për shkak të djegieve që ajo kishte pësuar.

“Fëmija nga beli lart u gjet pa rroba. Prindërit e njohën atë nga thonjtë dhe vathët e saj. Asnjëherë nuk e kemi menduar se ajo do t’i vinte flakën vetes. Ishe vrasje, e thashë që në fillim dhe e them tani. Unë jam betuar se do ta gjenim vrasësin”, tha xhaxhai i vajzës 12-vjeçare.

“Papritmas pamë vajzën e vogël të djegur në shkallë. Ajo u dërgua e gjallë në spital, por pas disa ditësh u largua.… Një fëmijë që u dogj… Ajo është një fëmijë shumë e ëmbël”, theksoi fqinji i familjes.

“Unë nuk mund të dal nga shtëpia, sepse mbaj mend se çfarë ndodhi me fëmijën tonë. Kemi kaq shumë vite dhe po presim të mësojmë të vërtetën dhe ai të marrë dënimin që meriton”, thanë prindërit e trishtuar.

Babai i vogëlushes fatkeqe përshkroi momentin tragjik kur e gjeti të djegur në shkallët e shtëpisë së tyre.

“Dera e banesës ishte e hapur, por nuk kishte shenja zjarri në shtëpi. Ai i vuri zjarrin fëmijës tim. Ajo po përpiqej të shpëtonte nga shkallët dhe nuk ia doli. Ne nuk kishim shishe terpentinë në shtëpi. Fqinji ynë kishte në banesën e tij sepse ishte bojaxhi. Unë pashë duart e tij që ishin djegur. Pastaj erdhën autoritetet greke dhe morën vajzën tonë. Isha në gjendje shoku”, shtoi babai.

“Një muaj më herët, vajza ime më tha se ai e shihte në një mënyrë të çuditshme dhe kishte frikë prej tij”, tha nëna e viktimës.

Sot, gjykata do të japë dënimin për 63-vjeçarin shqiptar, 14 vite pas krimit makabër./ZËRI

Poll

MOS HUMB