TIRANË- Kristian Lulaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Italia. 26-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Në maj të këtij viti, Gjykata e Shkodrës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”. Ai akuzohet se ka tentuar të vrasë Emiljano Palokën, ngjarje e ndodhur në muajin prill 2024. Paloka në atë kohë mbeti i plagosur.
Njoftimi:
Interpol Tirana/ Tentoi të vriste një shtetas, në fshatin Baks, Velipojë, në muajin prill 2024, ekstradohet nga Italia, 26-vjeçari.
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë dhe Italisë, për vepra penale të ndryshme, në kuadër të operacionit "The Wanted", u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, të shtetasit K. L., 26 vjeç, të lindur në Shkodër.
26-vjeçari ishte në kërkim, sepse në maj 2025, Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Më datë 02.04.2024, shtetasi K. L. ka plagosur me armë zjarri, shtetasin E. P., në fshatin Baks, Velipojë.
Ai ishte shpallur në kërkim, pasi në prill të 2024, tentoi të vriste me armë zjarri Emiljano Palokën, për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi në fshatin Malikolaj, Velipojë, ndërsa autori dhe i plagosuri ishin komshinj./ZËRI


