Aktualitet

"Thërriste gruan infermiere në zyrë orar pa orar", oksigjenisti goditi mjekun pas sherrit, arrestohet nga policia (EMRAT)

Raportohet se Altin Alla 54-vjeç dhe Doris Sholla 31-vjeç, të dy punonjës të spitalit, ja konfrontuar për shkaqe banale.

zh.ll
"Thërriste gruan infermiere në zyrë orar pa orar",
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Një përplasje mes kolegëve, deri në konfrontim fizik, ka ndodhur në Spitalin e Lushnjës. Raportohet se Altin Alla 54-vjeç dhe Doris Sholla 31-vjeç, të dy punonjës të spitalit, ja konfrontuar për shkaqe banale. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes. 

Mësohet se Altin Alla punonjës oksigjenist ka dhunuar mjekun Doris Sholla, për shkak të dyshimeve të këtij se fundit se i thërriste gruan orar pa orar në punë. Gruaja e agresorit Altin Alla, punonte si infermiere në spital.

Fillimisht ata kanë pasur një debat verbal dhe më pas situata ka agravuar dhe janë përfshirë në një përleshje fizike. Mëngjesin e sotëm, policia njoftoi se ka kryer veprimet e para hetimore dhe ka marrë në komisariat agresorin e mjekut.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin A. A., 54 vjeç, banues në Lushnjë, punonjës (oksigjenist) në spitalin e Lushnjës, pasi është konfliktuar në ambientet e spitalit, me shtetasin D. Sh., 31 vjeç, mjek në këtë spital, për motive të dobëta”, thuhet në njoftimin zyrtar.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB