Aktualitet

Tjetërsimi i pronave te 'Rana e Hedhun'! Ndryshon masa për 5 zyrtarë! Arrest me burg për ish-kreun e ASHK

Ndërsa për inxhinierët Luiza Bala dhe Hekuran Xhina, Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Lezhës nga masat “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim për të dalë jashtë shtetit”, në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”,

F.I
Tjetërsimi i pronave te 'Rana e Hedhun'! Ndryshon masa për 5
foto ilustruese

LEZHË-Kë ndyshuar masat e sigurisë për të akuzuarit e operacionit në zonën e "Rana e Hedhun", i cili çoi në sekuestrimin e 4 objekteve pa leje dhe 9 masa sigurie, mes tyre zyrtarë dhe policë, të akuzuar për "Shpëdorim Detyre", "Falsifikim Dokumentesh" dhe "Ndërtim i Paligjshme". Ata akuzohen se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrave, janë implikuar në një rast të ndërtimit të paligjshëm, në Ranë të Hedhun.

Konkretish Gjykata e Apelit ka ashpërsuar masat e sigurisë të vendosura më herët nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për ish-drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Gentian Malotaj, si dhe për përgjegjësin dhe ish-përgjegjësin e legalizimeve, Artmir Maxhuni dhe Artur Shabaku. Ndaj tyre është vendosur masa arrest me burg, nga ajo e vendosur më herët 'shpërdorim detyre'. 

Ndërsa për inxhinierët Luiza Bala dhe Hekuran Xhina, Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Lezhës nga masat “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim për të dalë jashtë shtetit”, në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.

Ashpërsimi i masave të sigurisë u kërkua nga prokurorja e çështjes, Iva Harka, e cila ankimoi vendimin e Gjykatës së Lezhës në lidhje me tetë personat e vënë nën akuzë.

Poll

MOS HUMB