MAQEDONI E VERIUT- Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, në Maqedoninë e Veriut, ku katër persona kanë humbur jetën pas përplasjes mes një automjeti tip "BMW" dhe një kamioni me targa të Kosovës.
Sipas raportimeve të deritanishme, përplasja ka qenë e fuqishme, dhe automjeti tip "BMW" është përfshirë nga flakët, duke bërë që pasagjerët brenda tij të mos mund të shpëtojnë. Kamioni, gjithashtu, ka dalë jashtë rrugës pasi dyshohet se shoferi 76-vjeçar ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar pranë anës së qarkores.
Sipas ALSAT, policia tashmë ka konfirmuar zyrtarisht numrin e katër viktimave që ndodheshin në automjetin "BMë" me targa të Shkupit.
Sipas të dhënave të siguruara, mes viktimave kanë qenë dy familjarë, babë e bir. Viktimë kanë mbetur baritoni i njohur Riste Velkov 51-vjeç dhe djali i tij, Adam Velkov 20-vjeç. Bashkë me ta jetën e humbën edhe dy të rinj të tjerë, P.M. 20 vjeç dhe M.GJ. 20 vjeç.
Ende nuk ka informacione të sakta për gjendjen e drejtuesit të kamionit apo identitetin e viktimave. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore, zjarrfikës dhe ekipe emergjente. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./ZËRI