Aktualitet

U arratis në shkurt nga burgu i Shënkollit, kapet Daut Laze

49-vjeçari u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë.

I.F
U arratis në shkurt nga burgu i Shënkollit, kapet Daut Laze
Daut Laze

TIRANË- 49-vjeçari Daut Laze, i cili u arratis nga burgu i Shënkollit më 4 shkurt është arrestuar sonte. Sipas Policisë, Laze është kapur në Astir, Tiranë. 49-vjeçari u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë.

"Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, shtetasi Daut Laze, 49 vjeç, i cili u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë, me datë 04 shkurt 2025. Bazuar nga informacionet e marra nga inteligjenca policore, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në Astir, u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim Daut Laze, 49 vjeç, banues në Astir. Ky shtetas, me datë 04 shkurt 2025, u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë. Veprimet e metejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë", njofton Policia.

Daut Laze ishte i dënuari për dhunë në familje dhe vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ndaj për kapjen e tij, Policia e Shtetit ofroi 10 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacione për të arratisurin./ZËRI

Poll

MOS HUMB