Aktualitet

U arrestua në Malin e Tomorit, GJKKO lë në burg Dorian Beun, anëtar i grupit të "Noizyt"

Dorian Beu ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si pjesë e një grupi trafiku droge që u godit vite më parë në kuadër të një operacioni mes SPAK dhe autoriteteve italiane. 

zh.ll
U arrestua në Malin e Tomorit, GJKKO lë në burg Dorian Beun,
Dorian Beu

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë "arrrest me burg" për të kërkuarin e SPAK, Dorian Beu, i cili u arrestua të dielën në Malin e Tomorrit. Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë seancës të së hënës, Beu ka pretenduar se në 2023 për të njëjtën çështje ka një masë sigurie në Itali, e cila e ka lënë në masën e arrestit në shtëpi, për dy muaj dhe më pas hetim në gjendje të lirë nga dhjetori i 2023 dhe që po gjykohet në vendin fqinj.

Dorian Beu ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si pjesë e një grupi trafiku droge që u godit vite më parë në kuadër të një operacioni mes SPAK dhe autoriteteve italiane. Beu është pjesë e grupit të trafikut të drogës të goditur nga SPAK në dhjetor të vitit 2023, i cili akuzohej për trafikimin e 356 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë, marijuanë dhe hashash. Dorian është kushëriri i Emirjan Beut, njëri prej drejtusëve të grupit.

Emri i Dorian Beut doli nga përgjimet e SPAK dhe Prokurorisë Italiane, ku autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato italiane dhe me EUROJUST arritën që të shkatërronin rrjetin e bandës së trafikut të drogës që drejtohej nga Gernard Beu, Emirjan Beu dhe Braniol Liço.

Emirjan Beu është edhe vëllai i Florida Beut, e cila korruptoi ish-zëvendësministren e Brendshme Rovena Voda. Ai është përmendur edhe më herët, teksa ka ndërhyrë më herët tek prokurori i Kukësit, Edmond Karriqi, për dhënien ryshfet të 2 mijë eurove për lehtësimin e masës së sigurisë të disa të rinjve që ishin kapur me kanabis. Beu u arrestua më 30 qershor 2021, bashkë me prokurorin Karriqi, Dritan Dedjan dhe Isuf Begën, por siç duket është liruar sërish dhe është larguar drejt Italisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB