
KORÇË-Vëllai i kandidatit të Partisë Demokratike për Qarkun e Korçës, Bledion Nallbati është lënë në detyrim paraqitje. Alti Nallbati u arrestua pasi së bashku me vëllain e tij u përfshi në një sherr fizik me një shofer kamioni në Bilisht. Ndaj 42-vjeçarit, rëndojnë veprat penale "Dëmtime të tjera me dashje", "Prishja e qetësisë publike", dhe " Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit".
Njoftimi i gjykatës:
Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 06.05.2025 ora 12.30 seanca me objekt: "Vleftësim arrestimi në flagrancë, caktimin e masës së sigurimit "Detyrim per t'u paraqitur në policinë gjyqësore" ndaj shtetasit A.N i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Prishja e qetësisë publike", dhe "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" parashikuar nga nenet 274/1 dhe 293 të Kodit Penal.
Pas vendimit të Gjykatës së Korçë, deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati përsëriti akuzat, ku cilësoi prokuroren e çështjes si ish-vartëse të ministrit Niko Peleshi, duke thënë se kjo është një çështje e inskenuar me urdhër politik. Ai u shpreh se kryeministri Rama e përdori këtë ngjarje për të shmangur përgjegjësinë për keqqeverisjen dhe për të devijuar vëmendjen publike gjatë vizitës së tij në Devoll.
"Unë i pyes prokuroren dhe gjyqtaren, a ma justifikojnë dot pse me urdhrin e drejtorit të policisë, u delegua që kjo çështje të punohej në Korçë, ndërsa kompetencat i ka komisariati i Devollit. Unë e kuptoj, drejtori i policisë, Niko Peleshi janë eunukë të paburrë që marrin urdhra dhe zbatojnë urdhra të verbër nga shefi i tyre Edi Rama. Nuk e kam këtë deklaratë me ata, do ua jap ligjërisht. Ky rast sapo ka filluar. Kanë marrë në qafë një polic që ka firmosur me urdhër. E ftoj atë djalë të shkojë pa qenë nevoja ta çoj unë, dhe pse unë do e çoj në SPAK dhe kudo tjetër. Të tregojë pse e bëri një gjë që nuk i takon,"-deklaroi deputeti.
Nallbati një përgjigje e kishte edhe për kryeministrin, duke thënë se nuk trembet nga inskenime të tilla dhe duke mbrojtur vëllain e tij si “kapedan” që ndihmon qytetarët. Rama në një takim me qytetarët në Devoll, e quajti kandidatin demokrat “rrugaç”, pasi ky i fundit u përfshi në një sherr fizik me një shofer kamioni në Bilisht.
"Sot dua t’i them Edi Ramës, këtij skërfyelli 2 metra të gjatë, hajdutit më të gjatë që ka njohur politika, që nuk më tremb me këto inskenime. E di që je djali i Kristaqit dhe nipi i Spiros që jo vetëm kanë burgosur njerëz, por i kanë varur në litar. Pas 11 majit ti do shërbesh si gallof për të trembur zogjtë në ara, por as atë nuk do e bësh se do jesh në burg se do marrësh përgjigjen nga shqiptarët. Unë dhe vëllai im nuk trembemi. Erdhe në Devoll dhe the që vëllai im është kapo, ai nuk është as gjysmë metri i gjatë dhe as kapo. Ai është kapedan, sepse pret e përcjell këdo dhe i ndihmon me çfarë mundet, ndërsa vëllai yt akuzohet nga agjencitë ndërkombëtare të inteligjencës si trafikant i kokainës në Shqipëri,"-u shpreh Nallbati.
REAGIMI:
Prokurorja, ish vartëse e Niko Peleshit i cili u mor personalisht në falsifikimi ne kësaj akuze tha para gjykatës që nuk i ka parë pamjet por thotë se kërkon një masë sigurie dhe vlerësoi si të drejtë arrestimin në flagrancë. Gjyqtarja u bë pjesë e kësaj maskarade politike dhe këtij inskenimi. E dëgjuat dje kryeministrin Rama në Devoll. Erdhi për të kërkuar votën, foli një orë e ca dhe nuk përmendi asgjë çfarë ka bërë për zonën, as për të ardhmen, por u mor vetëm me këtë rast. Kjo u inskenua që Rama të shmangte përgjegjësinë e tij për keqqeverisjen dhe të merrej me këtë tallava. Unë i pyes prokuroren dhe gjyqtaren, a ma justifikojnë dot pse me urdhrin e drejtorit të policisë, u delegua që kjo çështje të punohej në Korçë, ndërsa kompetencat i ka komisariati i Devollit. Unë e kuptoj, drejtori i policisë, Niko Peleshi janë eunukë të paburrë që marrin urdhra dhe zbatojnë urdhra të verbër nga shefi i tyre Edi Rama. Nuk e kam këtë deklaratë me ata, do ua jap ligjërisht. Ky rast sapo ka filluar. Kanë marrë në qafë një polic që ka firmosur me urdhër. E ftoj atë djalë të shkojë pa qenë nevoja ta çoj unë, dhe pse unë do e çoj në SPAK dhe kudo tjetër. Të tregojë pse e bëri një gjë që nuk i takon. Sot dua t’i them Edi Ramës, këtij skërfyelli 2 metra të gjatë, hajdutit më të gjatë që ka njohur politika, që nuk më tremb me këto inskenime. E di që je djali i Kristaqit dhe nipi i Spiros që jo vetëm kanë burgosur njerëz, por i kanë varur në litar. Pas 11 majit ti do shërbesh si gallof për të trembur zogjtë në ara, por as atë nuk do e bësh se do jesh në burg se do marrësh përgjigjen nga shqiptarët. Unë dhe vëllai im nuk trembemi. Erdhe në Devoll dhe the që vëllai im është kapo, ai nuk është as gjysmë metri i gjatë dhe as kapo. Ai është kapedan, sepse pret e përcjell këdo dhe i ndihmon me çfarë mundet, ndërsa vëllai yt akuzohet nga agjencitë ndërkombëtare të inteligjencës si trafikant i kokainës në Shqipëri.
Incidenti ndodhi mbrëmjen e 3 majit, ku deputeti i PD Bledion Nallbati dhe vëllai i tij, Alti Nallbati u konfliktuan me një shofer kamioni. Shkak i konfliktit u bë një aksident, i cili nuk ndodhi. Në pamjet e sigurara deputeti i PD së bashku me vëllain e tij, fillimisht debatojnë verbalisht e më pas konfliki agravon edhe në përplasje fizike. Në një reagim të tij, Nallbati ka pranuar se është përfshirë në sherr dhe deklaron se ka tentuar disa herë që të shmangë përplasjen, por emocionet dhe sjellja e drejtuesit të kamionit bënë të vetën. Sipas tij pamjet e publikuara nuk janë të plota dhe mjeti me të cilin udhëtonin mund të ishte përplasur me kamionin, pasi shoferi i mjetit të tonazhit të rëndë ishte me shpejtësi. Deputeti sqaron se në këtë moment kanë zbritur nga makina dhe sipas tij edhe shoferi i ka sharë vëllain./ZËRI