Rey Manaj
TURQI- Sulmuesi i Sivassporit, Rey Manaj, u përfshi në një aksident trafiku që shkaktoi dëme materiale në rrugën 'Bağdat', mbrëmjen e djeshme. Mediat turke raportojnë se futbollisti 28-vjeçar është në gjendje të mirë shëndetësore. Manaj po mbahet nën vëzhgim në spital.
Aksidenti ka ndodhur teksa lojtari i Sivasspor po kthehej në shtëpi, pas ndeshjes kundër Adana Demirsport. Si pasojë e aksidentit automjeti i futbollistit ka pësuar dëme materiale.
PAMJE NGA AKSIDENTI
Poll