Aktualitet

VENDIMI/ Pezullohen ndërtimet në Himarë gjatë sezonit turistik, zbulohet urdhri i kryebashkiakut Vangjel Tavo

Ndërtimet në zonën turistike të qytetit janë pezulluar nga 15 qershori deri më 15 shtator.

F.I
VENDIMI/ Pezullohen ndërtimet në Himarë gjatë sezonit
Vangjel Tavo

HIMARË-Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka urdhëruar pezullimin e të gjitha punimeve ndërtimore në zonën turistike të qytetit nga 15 qershori deri më 15 shtator, për të ruajtur ambientin dhe pamjen gjatë sezonit turistik. 

Subjektet ndërtuese duhet të sigurojnë rrethimin dhe mbulimin e objekteve me materiale estetike, për të krijuar një ambient të këndshëm për pushuesit vendas dhe të huaj. Gjithashtu, ato janë të detyruara të rikthejnë në gjendjen e mëparshme zonat ku kanë ndërhyrë në rrjetet e ujësjellësit, komunikacionit dhe rrugëve. 

VENDIMI/ Pezullohen ndërtimet në Himarë gjatë sezonit
DOKUMENTI

Urdhri vlen për të gjitha subjektet që kanë leje ndërtimi nga Bashkia. Zbatimi i këtij urdhri do të monitorohet nga Drejtoria e Mbrojtjes së Territorit, Policia Bashkiake dhe Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit./ZËRI

Poll

MOS HUMB