FOTO ILUSTRUESE
VLORË-Një 13-vjeçar është përplasur nga një automjet i Policisë Bashkiake në Vlorë, teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori”, ku mjeti i policisë, i drejtuar nga efektivi me inicialet G. H., ka goditur të miturin.
Pas aksidentit, 13-vjeçari është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit./ZËRI
Poll