Aktualitet

Kërcet arma në Dukagjin! Vritet 61-vjeçari, në kërkim autori, dyshohet se janë kushërinj (EMRAT)

Shkaqet e ngjarjes ende nuk bëhen të ditura, ndërsa autori është arratisur. 

F.I
Kërcet arma në Dukagjin! Vritet 61-vjeçari, në kërkim
Pirro Prroni (viktima)

SHKODËR-Një vrasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Abat, në zonën e Dukagjinit në Shkodër. Raportohet se Ndoc Maçaj ka vrarë me armë zjarri 61-vjeçari, Pirro Prroni. Shkaqet e ngjarjes ende nuk bëhen të ditura, ndërsa autori është arratisur. Sipas informacioneve, dyshohet se viktima dhe autori i dyshuar janë kushërinj me njëri-tjetrin.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç.

Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB