Aktualitet

Vrasja e Alfred Dedjas, Policia kap autorin, Policia: U vetëdorëzua!

Julian Gjoshi vendosi që të vetëdorëzohej në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.  

k.m.
Vrasja e Alfred Dedjas, Policia kap autorin, Policia: U vetëdorëzua!
Julian Gjoshi dhe Alfred Dedja

TIRANË- Pas më shumë se 24 orëve në kërkim, Policia e Shtetit ka vendosur në pranga 26-vjeçarin Julian Gjoshi, i cili akuzohet si autori i vrasjes së Alfred Dedjas. Në njoftimin e publikuar nga Policia e Shtetit, Gjoshi vendosi që të vetëdorëzohej në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.  

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 01.12.2024, ku rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç, ju informojmë se:

Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të Policisë së DVP Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kontrolleve të shumta të ushtruara bazuar në inteligjencës policore, gjetjen dhe bllokimin e automjetit të dyshuar që kishte përdorur autori, si dhe bllokimit të rrugëkalimeve dhe pamundësisë për të qëndruar i fshehur, autori i dyshuari u dorëzua në Polici.

Në vijim të veprimeve Specialistët për hetimin Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit J. Gj., 26 vjeç, banues në Shijak. Për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për sigurimin dhe sekuestrimin e provave dhe kapjen e ndalimin e autorit, Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Tiranë, kanë punuar me profesionalizëm në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe strukturat e tjetra të Policisë së Shtetit.

Grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në Ndroq. 50-vjeçari Dedja ishte ulur në një lokal në zonën e Ndroqit, ku dhe banonte, në momentin që Julian Gjoshi u fut brenda. Dedja u ngrit që ta përqafonte, por Gjoshi e qëlloi me armë zjarri duke e lënë të vdekur. Dyshja njiheshin prej vitesh. Dedja e ndante jetën mes Shqipërisë dhe Italisë dhe ka punuar si menaxher në kompleksin “Golden” që është në pronësi të Altin Hajrit, kunatit të Julian Gjoshit, vend ku u mor peng dhe u vra Jani Prenga. Gjithashtu, siç është raportuar, Dedja ka punuar me Hajri e Gjoshin edhe në fushën e lojërave të fatit, kryesisht të lotove. Nuk dihet ende se çfarë e ka krisur këtë bashkëpunim që çoi në ekzekutimin e 50-vjeçarit./ZËRI

Poll

MOS HUMB