Aktualitet

Vrasja e Artur Tushit, mediat kolumbiane: Në lojë edhe Sinaloa, konflikti për kontrollon e një porti të ri

Artur Tushi, nga fshati Raboshtë i Lezhës, i njohur me pseudonimin 'Qoti' u ekzekutua me 11 plumba nga një vrasës me pagesë më 5 tetor në Medellin, pranë qendrës tregtare Santa Fe në El Poblado

E.K
Vrasja e Artur Tushit, mediat kolumbiane: Në lojë edhe Sinaloa,
ARTUR TUSHI

KOLUMBI- Mediat kolumbiane i kanë kushtuar një artikull të gjatë vrasjes së shqiptarit Artur Tushi, i cili mbante dhe një pasaportë ekuadoriane, ndërsa thotë se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve mes grupeve kriminale për kontrollon në një port të ri të vendit.

SHKRIMI I Pluralidad Z

Në shëtitoren ‘El Poblado’, në jug të Medelinit, u vra një person i identifikuar si Artur Tushi, 44 vjeç, i cili sipas Policisë Metropolitane kishte dokumente ekuadoriane, megjithëse ishte me kombësi shqiptare.

Sipas autoriteteve, Tushi dyshohej se kishte lidhje me rrjete ndërkombëtare të trafikut të drogës, dhe në vendngjarje u arrestua një person i dyshuar si përgjegjës.

“Kemi arrestuar në flagrancë një person 35-vjeçar, me shtetësi venezueliane, për veprat penale të vrasjes së rënduar dhe mbajtjes së paligjshme të armës së zjarrit. Përmes zyrës së Interpol-it, kemi kërkuar informacion nga vende të ndryshme që të ndihmojë në identifikimin e plotë të tij”, shpjegoi gjeneral Ëilliam Castaño, komandant i Policisë së Valle de Aburrá.

Ky krim ndodhi vetëm pak ditë pasi në një fermë në Rionegro u vra “El Ecuatoriano”, i cili ishte identifikuar si lidhja ndërkombëtare e organizatës kriminale ekuadoriane “Los Choneros”, e përfshirë në trafikun e kokainës dhe e lidhur me kartelin “Clan del Golfo”.

Po ashtu, javën e kaluar u arrestua Rollando Federico Gómez Quinde, i njohur si “Fede”, i konsideruar nga policia si udhëheqësi kryesor i “Los Choneros”, për të cilin ishte shpallur një shpërblim deri në një milion dollarë.

Studiuesi Fernando Quijano, president i Korporatës për Paqe dhe Zhvillim Social (Corpades), paralajmëroi se këto struktura kanë lidhje të drejtpërdrejta me organizata të Meksikës.

“Bëhet fjalë për aleanca të Kartelit të Sinaloas, që punojnë drejtpërdrejt për ta. Ata po fusin sasi të mëdha ketamine, të cilën ne e kemi quajtur merkuri i kuq”, deklaroi Quijano.

Ai gjithashtu paralajmëroi për interesin e këtyre rrjeteve në portin e ri të Antioquías, në Urabá, i cili pritet të fillojë së shpejti funksionimin.

“Në portin e Urabás, gjithë krimi transnacional po vendos bazat për biznese të ardhshme që po përgatiten”, shtoi ai.

Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Medelinit, Federico Gutiérrez, pranoi se në qytet veprojnë mafie të huaja që vijnë nga Azinë, Italia, Amerika Qendrore dhe Meksika, me rrjete që merren me shfrytëzim seksual dhe ekonomi të ndryshme kriminale.

Një nga zonat më të prekura nga këto struktura është Parku Lleras, tradicionalisht një zonë turistike dhe argëtimi. Megjithatë, rritja e numrit të vizitorëve të huaj ka përkuar me një shtim të krimeve si shfrytëzimi seksual, trafiku i drogës dhe vjedhjet.

NGJARJA

Artur Tushi, nga fshati Raboshtë i Lezhës, i njohur me pseudonimin 'Qoti' u ekzekutua me 11 plumba nga një vrasës me pagesë më 5 tetor në Medellin, pranë qendrës tregtare Santa Fe në El Poblado. Autori një shtetas nga Venezuela u arrestua disa orë pas krimit nga Policia. Venezueliani është afruar me motoçikletë, e ka pyetur shqiptarin për emrin dhe pasi ka marrë konfirmimin ka qëlluar 11 herë në drejtim të shqiptarit për tu siguruar që e kishte kryer siç duhet punën e tij.

Sipas mediave kolumbiane pagesa që iu bë venezuelianit 35-vjeçar, për të kryer vrasjen e Tushit, është bërë në dollarë, çka forcon teorinë se krimi lidhet me përplasje kriminale ndërkombëtare në qytet.Artikulli ka risjellë një ngjarje të vitit 2017, ku Tushi u rrëmbye dhe ju vodhën 200.000 lekë. 

Në lidhje me rastin, Tushi u rrëmbye nga persona të panjohur me 2 Nëntor të 2017 në zonën mes Milotit dhe Burrelit. Familja e tij denoncoi se ai kishte humbur kontaktet me ta dhe se nuk ishte bërë i gjallë. Menjëherë pas njoftimit të marrë, policia nisi kërkimet në zonën mes Fushë- Milotit dhe në fshatrat që ndodhen pranë rrugës nacionale Milot- Burrel. Asakohe Tushi deklaronte asakohe se kanë qenë disa persona ende të paidentifikuar të cilët i kanë vënë një thes në kokë dhe më pas e kanë dërguar në një banesë të panjohur, ku i kanë marrë 200 mijë lekë dhe automjetin.

EL TIEMPO raportoi se, pas hetimeve të para të kryera nga autoritetet përmes Interpol-it, u zbuluan disa precedentë penalë në emrin e Tushit në vende të ndryshme. Ai kishte qenë nën hetim në Shqipëri, ashtu si edhe në Itali, ku kishte jetuar për disa vite, dhe në Ekuador, vendi i pasaportës që mbante në momentin e vrasjes. Po ashtu, regjistra gjyqësorë me emrin e tij u gjetën edhe në Spanjë. Ndër precedentët penalë të Tushit veçohen vepra të tilla si dhunë fizike dhe posedim droge./ZËRI

Poll

MOS HUMB