Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, kreu i KLGJ-së bën rrëfimin personal: Edhe unë e kam humbur babanë në aksident…

Ilir Rusi ishte dje duke raportuar para deputetëve në Komisionin e Ligjeve, ndërsa tregoi se kishte humbur babanë e tij në një aksident në punë

E.K
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, kreu i KLGJ-së bën rrëfimin personal:
ilir rusi

TIRANË- Kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, ka qenë dje duke raportuar në Komisionin e Ligjeve, ku ka relativizuar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit, me aksidentet në punë. Në nisje të fjalës së tij përpara deputetëve, Rusi u shpreh se e kuptonte mirë familjen e gjyqtarit Kalaja, pasi dhe ai vetë e kishte humbur të atin si pasojë e një aksidenti në punë.

“Nuk mund ta filloja ndryshe këtë raportim, për të anashkaluar situatën e ndodhur javën e kaluar, jetën e një njeriu gjatë ushtrimit të detyrës. Edhe unë vite më parë e kam humbur babain në aksident në punë. Njëkohësisht fëmijët e mi kishin lidhje me vajzën e të ndjerit.

Ja që ndodh të jesh në krye të KLGJ, e kuptoj fare mirë çdo të thotë aksident në punë dhe çfarë masash duhen marrë. Doja t’i bëja thirrje presidentit dhe organeve të drejtësisë, në këtë moment të tillë, është pika kulmore. Është momenti për një bashkim me njëri tjetrin, është moment reflektimi”-u shpreh mes të tjerash kreu i KLGJ, ndëra tha se gjyqësori është vetëm maja e ajsbergut.

“Gjyqësori është maja e ajsbergut”, e mbyll mesazhin Ilir Rusi, ndaj dhe sipas tij, të gjithë duhet të mendojnë për brezat që vijnë dhe të japin kontributin e tyre për t’u bërë pjesë e familjes evropiane.


Kjo deklaratë e tij, nuk ka kaluar pa komente, veçanërisht nga juristë dhe njerëz të drejtësisë, të cilët shprehen se një krahasim mes vrasjes së gjyqtarit dhe aksidenteve në punë nuk qëndron.

Gjyqtari Astrit Kalaja u vra në datën 6 tetor, gjatë një seance gjyqësore. Ai po shyrtonte një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Autori, Elvis Shkambi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin. Në atë moment, Shkambi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me 3 plumba në gjoks. Gjyqtari Astrit Kalaja nuk arriti t'i mbijetonte 3 plumbave në gjoks dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, si pasojë e plumbave kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë (babë e bir) Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët aktualisht ndodhen në spital. Në pranga kanë rënë autori, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe roja e sigurisë, Banush Koxhaj, që e lejoi hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi. /ZËRI

Poll

MOS HUMB