Aktualitet

Vrasja për kalin! Dëshmia e gruas së Keli Hoxhës: Autori e pështyu nga pas, burri më tha ‘shpirt njofto ambulancën se më vrau’

Vjola Haxhia tregon se fëmijët e saj janë në gjendje shoku, dhe nuk mund të flasin dhe as të flenë prej asaj dite. Familja jetonte prej 14 vitesh në Britaninë e Madhe, dhe kishin shkuar në Berat për pushime

E.K
Vrasja për kalin! Dëshmia e gruas së Keli Hoxhës: Autori e
KELI HOXHA DHE FAMILJA E TIJ

TIRANË- Bashkëshortja e Keli Hoxhës, i cili u vra me thikë në Berat nga Kristo Mema, në Kalanë e Beratit, ka dhënë një dëshmi tronditëse të ngjarjes që ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur. Në një mesazh që i ka dërguar gazetarit Blendi Fevziu, Vjola Haxhia tregon se ata prej 14 vitesh jetonin familjarisht në Britaninë e Madhe, dhe kishin shkuar në Kalanë e Beratit për të mbajtur gjallë historinë në sytë e fëmijëve të tyre, që u bënë dëshmitarë të skenës së rëndë. Ajo tregon se në momentin që i janë afruar kalit, autori nuk ka qenë i pranishëm, dhe teksa ka ardhur më pas, i është hedhur në sulm viktimës duke e ofenduar, e madje duke e pështyrë nga pas, edhe pse ishte në prani të anëtarëve të familjes. Vjola Haxhia thotë se fëmijët janë në shokë, dhe nuk arrijnë të flasin dhe të flenë pas vrasjes së babait të tyre, në mënyrë makabre.

MESAZHI I PLOTË

Une jam Vjola Haxhia bashkeshorjta e Keli Hoxha qe u vra te marten ne Berat.Fillimisht doja tju falendroja shume per ceshtjen qe ke trajtuat edhe kohen qe i keni kushtuar ngjarjes tone.

Ne familjarisht kemi 14 vite qe jetojme ne Britanine e madhe,kishim ardhur ne shqiperi per pushime edhe nje nga destinacionet tona ishte vizita ne kalane e Beratit per tju mesuar edhe femijeve me shume nga historia shqiptare.

Ne vizituam kalane me familjen time edhe nenen e bashkeshorti,diku nga qendra e kalase ishte nje kale i lidhur ne shtylle qe vajza ime 8 vjecare Sevia e pa edhe i tha babait te saj: a mund te aftohem ta prek kalin? Theksoj qe ne ate moment kali ishte vetem nuk kishte te zotin aty. Keli bashke me vajzen u afruan ta preknin kalin nga gusha,ne ate moment shfaqet pronati i kalin duke uleritur direkt qe mos ta preknin kalin sepse acarohet. Burri i tha mos u shqeteso sepse une jam rritur ne fshat ku kisha edhe kale edhe di si ta trajtoj

Ai filloj duke debatuar me bashkeshortin tim ne nje gjuhe shume vulgare. Bashkeshorti im i tha se je ne moshen e gjyshit tim edhe nuk po merem te debatoj me ty. THEKSOJ se keto momente Keli ishte dore per dore me vajzen.

I ktheu shpinen edhe u nis te vinte nga ne. Ne ate moment ai e peshtyu nga mbrapa burrin tim 3 here edhe e ofendoi nga familja. Burri im u kthye edhe ju aftua por ne sekond direk u kthye nga une edhe me dore ne bark me tha: shpirt njofto ambulancen se me vrau me thike, dhe ra ne toke i mbuluat me gjak.Aty kishte mbi 100 turiste qe po shikonin edhe mund te keni mjaftushem deshmitare per ta konfirmuar.Kam lexuar ne disa media qe u vra sepse nuk beri beri pagesen. E kundershtoj rreptesisht nje lajm te tille sepse nuk beri asnje foto.

Perse mediat nuk flasin apo shteti nuk interesohet si jane femijet i mi? Qe jane ne shok ,qe mund tme ishte vrare edhe femija me thike ne ato momente. Femijet jane ne gjendje shoku. Nuk flene,nuk hane nuk flasin.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:30 të pasdites së 28 tetorit, në lagjen “Kala” në Berat. Viktima Keli Hoxha, 42-vjeç, banues në Tiranë dhe lindur në Tropojë, nuk mundi dot t'i mbijetojë plagëve të marra dhe gjeti vdekjen sapo mbërriti në Spitalin Rajonal Berat. Autori u kap disa orë më vonë, i fshehur në “shpellën e memecit”, pranë Kishës së Shën Mëhillit.

Autori Kristo Mema (alias Kontandin Hoxha) ka deklaruar para hetuesëve se pasi ka parë, turistin Keli Hoxha që preku me dorë kalin i ka thënë që mos ta prekte më, pasi kali, sipas tij, nuk ishte mirë dhe ishte i acaruar. 63-vjeçari pretendon se pas kësaj, viktima e ka sharë nga familja dhe e ka ofenduar. Më pas, siç pretendon ai, në gjaknxehtësi e sipër ka nxjerrë thikën që e mbante fshehur në samarin e kalit dhe e ka qëlluar për vdekje. E gjithë skena e rëndë ka ndodhur në sy të familjarëve dhe fëmijëve të viktimës.

Mema më pas ka rrëfyer edhe intinerarin që ka ndjekur pas vrasjes. Ai deklaron së ka shkuar në banesë, ka lidhur kalin në kasolle, ka marrë disa ushqime dhe u fsheh në një nga shpellat e kalasë.

Poll

MOS HUMB