Aktualitet

Po shihte ndeshjen me të birin, vritet me plumb në kokë shqiptari në Itali, pranga autorit (EMRAT)

Mësohet se vrasja e Topjanës erdhi pas një debati mes tij dhe autorit.

F.I
Po shihte ndeshjen me të birin, vritet me plumb në kokë
Vladimir Topjana

ITALI- Një 43-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Itali nga një bashkëatdhetar i tij. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fontanafredda.

Mediat italiane raportojnë se viktima Vladimir Topjana, pak para ngjarjes ndodhej me një të afërm pak hapa nga një lokal i mbushur me njerëz për ndeshjen e futbollit mes Romës dhe Juventusit. Mësohet se vrasja e Topjanës erdhi pas një debati mes tij dhe autorit, 30-vjeçar, Rogert Shota . Klientët e lokalit ku ndodhi konflikti kanë tentuar të ndajnë dy shqiptarët.

Shota ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë bashkatdhetarin e tij, duke e lënë të vdekur në vend, pasi një plumb e ka prekur në kokë. Pas krimit 30-vjeçari është arratisur nga vendngjarja me një autmojet tip Audi të bardhë, por u arrestua pak orë pas vrasjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB