ITALI- Policia Kufitare e Brindisit ka akuzuar tre shqiptarë, të cilët dydhohet se janë autorët kryesorë të trazirave gjatë mbrëmjes së 6-7 janarit 2026, ku u zhvillua një revoltë në zonën e parkimit të avionëve në Aeroportin "Del Salento", pasi kompania “Wizz Air” i braktisi.
Shqiptarët do të përballen me akuza për prishje të shërbimit publik, sulm dhe kërcënime ndaj një zyrtari publik, dëmtim të rëndë të pronës publike, pushtim arbitrar të ndërtesave publike dhe shkelje të rregulloreve të sigurisë së aeroportit. Shqiptarët u kapën më pas gjatë kontrolleve kufitare në Terminalin e Costa Morena, ndërsa përpiqeshin të hipnin në tragetin që shkonte për në Vlorë.
Por çfarë ndodhi?
Dy fluturime të WizzAir me destinacion Tiranën, nga Bergamo dhe Bolonja, u detyruan të bënin një ulje emergjente në Brindizi për shkak të kushteve të këqija të motit në aeroportin shqiptar, ndërkohë që nga kompania janë lënë në mes të rrugës pa asnjë sqarim. Ndodhur në këto kushte rreth orës 3 të mëngjesit, afërsisht 400 pasagjerë organizuan një protestë që shpejt u përshkallëzua në një trazirë. Situata, e rrezikshme për sigurinë, detyroi ndërhyrjen e policisë aeroportuale të Brindisit./ZËRI
