TIRANË- Prej më shumë se një viti në paraburgim, kryebashkiaku Erion Veliaj, më në fund do të njihet me të gjitha aktet hetimore. Mësohet se Veliajt i janë dërguar me furgon në burgun e Durrësit të gjitha materialet me 72 fashikuj me rreth 28 mijë faqe.
Më datë 9 mars, pas vendimit të GJKKO-së, në seacën e parë të gjyqit, SPAK urdhëroi BKH-së që t'i vërë në dispozicion të gjitha aktet heimore. Trupa gjykuese vlerësoi se duhet t’i vërë në dispozicion të pandehurit të gjithë fashikujt e hetimit. Gjatë kësaj seance, kryebashkaku Veliaj refuzoi të ishte i pranishëm me pretendimin se 'nuk kishte seancë paraprake', pavarëisisht se ishte njoftuar me shkresë nga burgjet për datën e seancës.
Më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si dhe të pandehurve të tjerë.
Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit 2025. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9 raste. Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për 'shpërdorim detyre', 'pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale', 'futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim' dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim./ZËRI
