TIRANË-3 milionë euro pauri në prona dhe llogari bankare të noteres Sanja Telhallari janë në 'duart' e Prokurorisë së Tiranës. Por para sekuestrimit, pasuria e noteres ishte 'synimi' i hajdutëve. Grabitja e fundit në korrik të këtij viti do të kthente 'sytë' e autoriteteve nga jeta luksoze e Sanja Telhallari.
Bastisja e vilës në “Rolling Hills”, sot e sekuestruar nga Prokuroria
Asakohe burime për ZËRI bëjnë me dije se autorët e vjedhjes duket se kishin informacion të detajuar për atë që ndodhej brenda banesë së Telhallarit. Më 23 korrik, noterja Sanja Telhallari re pre e një grabitjeje. Hajdutët vodhën ora luksoze të markave Rolex dhe Breitling, çanta të shtrenjta, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë qindra mijëra euro. E vetmja gjë që kishin lënë ishin dy çanta, njëra e firmës 'Guess' dhe tjetra 'Moschino'.
Noterja bëri denoncinimin në Polici, duke deklaruar se i kanë vjedhur 500 mijë euro, por ky denoncim përveç zbardhjes së ngjarjes, për noteren nisi një verifikim pasuror për prejardhjen e lekëve.
Sipas prokurorisë vila dyshohet të jetë blerë në sajë të aktivitetit të paligjshëm i kryer nga ish-bashkëshorti i noteres. Shtetasi K.P është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane dhe është dënuar për vepra të rënda penale, përfshirë veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, me një dënim maksimal deri në 21 vjet burgim.
Por kjo nuk ka qenë hera e parë që noterja bie pre e grabitjes. Në 2023 në zonën e Astirit në Tiranë, noteres tentuan t’i grabisin mjetin luksoz tip “Mercedes-Benz G-Class”. I riu, i cili u arrestua më vonë, mori nga tavolina çelësat e noteres dhe nxitoi të grabiste G-Classin e saj. Ajo madje u godit me shuplakë nga hajduti në sy të efektivëve të Policisë.
Sot 13 prona dhe 5 llogaritë bankare të Sanja Telhallarit janë sekuestruar, vlerë e cila nuk justifikohet nga puna e saj./ZËRI

