Aktualitet

ZYRTARE/ Artan Lame është gjallë, por në koma cerebrale

Lame i është nënshtruar një operacioni dhe pas tij, nuk është zgjuar më, duke rënë në koma cerebrale, por është ende në jetë. Mjekët thonë që mundësia që ai të jetojë është e vështirë, por ekziston.

F.m
ZYRTARE/ Artan Lame është gjallë, por në koma cerebrale
Ish-kreu i Kadastrës Artan Lame

TIRANË- Ish-kreu i Kadastrës Artan Lame është gjallë! Lajmi është konfirmuar nga familja e tij në emisionin “Opinion”. Përmes një mesazhi, familjarët kanë treguar për gazetarin Blendi Fevziu se Lame është gjallë dhe ka mundësi që t’i mbijetojë kësaj situate, duke hedhur poshtë lajmin që ka qarkulluar sot gjatë gjithë ditës, në të gjitha mediat shqiptare, si dhe ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Lames.

Lame i është nënshtruar një operacioni dhe pas tij, nuk është zgjuar më, duke rënë në koma cerebrale, por është ende në jetë. Mjekët thonë që mundësia që ai të jetojë është e vështirë, por ekziston.

“Kam një anonçim të shkurtër, që është padyshim një nga anonçimet më të vështirë që do të bëj ndoshta edhe në të gjithë jetën time. Një nga miqtë e mi personal, një nga njerëzit që jam i bindur e ka dashur Shqipërinë dhe historinë e saj më shumë se shumë të tjerë, Artan Lame ndodhet në momente shumë të rënda të jetës së tij. Sot paradite ka dalë lajmi që ai iku nga kjo jetë, në fakt ai ndodhet në koma cerebrale. Ka hyrë në një operacion të rëndë në zemër, pas një problem disajavorë. Operacioni nuk ka arritur ta zgjojë më, pra ai është në koma cerebrale, por është ende në jetë. Mjekët thonë që mundësia që ai të jetojë është thuajse…, pra është e vështirë. Por gjithsesi ai është ende në jetë dhe unë kam një porosi nga familja e tij që ta bëjë këtë anonçim për të thënë që të mos bëhet fakt i kryer diçka që nuk ka ndodhur ende,”- u shpreh Blendi Fevziu.

Ish-kreu i Kadastrës është 58 vjeç. Ai është transferuar në Mynih të Gjermanisë, pasi ka pësuar një ishemi një muaj më parë. Një ditë më parë iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vështirë në zemër, por ende vazhdon të luftojë me vdekjen. Pas raportimit të lajmit të hidhur gabimisht, pati një sërë ngushëllimesh nga politikanë e miq të Lames, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama.

Koma është një gjendje e thellë e pavetëdijes së zgjatur në të cilën një person nuk mund të zgjohet; nuk arrin t’i përgjigjet normalisht stimujve të dhimbshëm, dritës ose zërit; i mungon një cikël normal zgjimi; dhe nuk inicon veprime vullnetare.

Komat mund të rrjedhin nga shkaqe natyrale, ose mund të shkaktohen nga mjekësia, si në rastin e Lames që ka ndodhur gjatë një operacioni.

Koma shkaktohet nga një dëmtim i trurit që mund të ndodhë për shkak të rritjes së tensionit, gjakderdhjes, humbjes së oksigjenit, ose një grumbullimi toksinash. Dëmtimi mund të jetë i përkohshëm dhe i kthyeshëm. Por mund të jetë edhe i përhershëm.

Poll

MOS HUMB