Aktualitet

VRASJE PA ARMË/ Egli nuk ishte i pari, si u dhunuan për vdekje kamarieri në Elbasan dhe 55-vjeçari në kancelari

Por rasti i babait të dy fëmijëve që humbi jetën si pasojë e dhunës barbare nuk është i vetmi.

F.I
VRASJE PA  ARMË/ Egli nuk ishte i pari, si u dhunuan për vdekje
viktimat dhe autorët

TIRANË- Ngjarja e rëndë në Pogradec e ndodhur pasditen e së shtunës (10 gusht 2024), ku 42-vjeçari Egli Proga, u dhuna për vdekje ka tronditur opinionin shqiptar. Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale, ku u tha se Proga humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por në fakt ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Denis Meçe. Dritë-hije të shumta dhe përplasje mes institucioneve po pasojnë vrasjen e 42 vjeçarit. Por rasti i babait të dy fëmijëve që humbi jetën si pasojë e dhunës barbare nuk është i vetmi.

Vrasja e kryekamarierit Gazment Kurmaku në Elbasan

Erjon Llapushi është autori i krimit makabër në një lokal në Elbasan më 2 tetor 2021. Llapushi kapi nga fyti kamarierin Gazment Kurmaku për një tavolinë, e kërcënoi me një thikë, e më pas e vrau. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Luan Dulellari nuk bëri asnjë lëvizje për të ndaluar shokun e tij apo për të mbrojtur viktimën, por u arratis. Sherri mes tyre, nisi për një tavolinë të rezervuar, ku mësohet se kryekamarieri i ka bërë me dije Llapushit, se ajo ishte e zënë dhe nuk duhej të ulej aty. Erjon Llapushi akuzohet për veprën penale "vrasje me dashje" ndërsa Luan Dulellari akuzohet se mozkallëzim krimi dhe përkrahje të autorit. Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar 20 vite burg në total për Erjon Llapushin.

Armando Meshau u grushta për vdekje

Dhuna do të ishte fatale edhe për Armando Meshaun. Ngjarja ndodhi në gusht të 2023 në një kancelari pranë Gjykatës së Vlorës, ku viktima dhe 33-vjeçari, të cilët kishin konflikte pronësie, kishin shkuar të printonin disa dokumente. Fillimisht viktima, Armando Meshau dhe Rei Meta kanë debatur me fjalë dhe më pas ka vijuar sherri me. Gjithçka nisi për një apartament 60 metra katrorë në Radhimë. Sipas dëshmisë së 33-vjeçarit, Meshau do të shpërblehej me shifrën 7 mijë euro.  Por Armando Meshau dyshohet se nuk e kishte dokumentin me vete dhe këtu ka nisur konflikti mes tyre. Teksa po diskutonin me njëri-tjetrin, viktima ka folur me tone të larta dhe autori i është kundërpërgjigjur duke i thënë: “mos më ngri zërin” dhe më pas situata ka agravuar. 55-vjeçari mësohet se e ka ofenduar dhe më pas Rei Meta e ka goditur me grushte. Rei Meta është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta. Ngjarja është regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë, ndërsa diskutimi mes tyre është dëgjuar edhe nga personat e pranishëm. Prokurori kërkoi 3 vjet e 6 muaj dhe gjykatësja e dënoi me 3 vite. Familjarët e Meshaut kanë kërkuar që ndaj tij të ishte vrasje me dashje por kjo është rrëzuar.

Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi

Edhe pse fatmirësisht dhuna në këtë rast nuk shkaktoi vdekje, avokati Sokol Mëngjesi ishte në prag për të humbur jetën. Avokati Sokol Mëngjeis u dhuna barbarisht mëngjesin e 29 Majit nga katër persona, të cilët më pas u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Në momentin kur ra pre e sulmit, Mëngjesi sapo kishtë lënë djalin e tij në kopësht në zonën e ish-Bllokut ku kishte dhe banesën. Ai u dhuna nga Dorian e Drivald Alia, Romario Tabaku dhe Elson Kasaj. Dhuna brutale bëri që avokati Avokati të kalonte në gjendje kome. Ai doli nga koma në 13 qershor dhe pritet përmirësimi i plotë i gjëndjes së tij shëndetësore. Dritan Nano, që dyshohet se është dhe organizatori i sulmit, si dhe Dorian Alia, i cili u vetëdorëzua në polici pas ngjarjes. Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku mbeten në kërkim nga policia. Shkak u bë një konflikt për një pronë në zonën e Liqenit të Thatë. Prokuroria e zbuti akuzën nga vrasje e funksionit publik, mbetur në tentativë në plagosje të rëndë me dashje dhe goditje e gjyqtarit, në bashkëpunim./ZËRI

Poll

MOS HUMB